
TOR: Zhvillimi i konceptit, dizajnit dhe produkcionit të materialeve promovuese për realizimin e Fushatës promovuese për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë, specifikisht neneve për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar
Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromë Down 2017-2021” i cili implementohet në partneritet me Save the Children në Kosovë me financim nga SIDA, përgjatë këtij viti implementues do të ndërmarrë një seri aktivitetesh të cilat kanë për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizmin e sistemeve mbështetëse për Mbrojtjen e fëmijës, me theks të veçantë fëmijës me aftësi të kufizuar.
Në kuadër të këtij projekti me qëllim të promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë, specifikisht neneve për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar, Down Syndrome Kosova po kërkon të angazhojë një kompani për “Zhvillimin e konceptit, dizajnit dhe produkcionit të materialeve promovuese për realizmin e Fushatës promovuese për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë, specifikisht neneve për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar”.
Përmes promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë, me fokus të veçantë neneve për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar, Shoqata Down Syndrome Kosova synon ndërgjegjësimin e shoqërisë sa i përket mbrojtjes së fëmijës, duke vënë theks të veçantë te mbrojtja e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Aktiviteti do të realizohet përmes 25 posterëve të postuar në rrjete sociale të Shoqatës Down Syndrome Kosova, ku 25 fëmijë me sindromë Down do të jenë zëri promovues dhe kërkues për respektimin e neneve të ligjit për mbrojtjen e fëmijës, si dhe përgatitjen e një videoanimacioni të shkurtër 20-55 sekonda i cili do të publikohet në mediat sociale të DSK-së.
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar më 4 mars 2007 nga prindër të personave me sindromën Down (SD). DSK është organizatë nacionale e komunitetit e shtrirë me shërbimet e veta në katër (4) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj. Konstituenca e DSK-së numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit të personave me sindromën Down dhe në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar.
DSK angazhohet për mbrojtjen dhe realizmin e të drejtave të personave me sindromën Down, dhe është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Assiociation (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD) si dhe ; Bashkëthemelues dhe anëtare në Forumin Kosovar të PAK, bashkëthemelues i koalicionit të OJQ-ve për iniciativa qytetare – CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicioni për arsimin gjithëpërfshirës të Kosovës – KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese – Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, etj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga kompania pritet;
- Konceptimi dhe ideimi i fushatës
- Dizajni i 25 posterave ku 25 fëmijë me sindromë Down do të jenë zëri promovues dhe kërkues për respektimin e neneve të ligjit për mbrojtjen e fëmijës,
- Produksioni i një videoanimacioni të shkurtër 20-55 sekonda për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë, specifikisht neneve për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Angazhimi:
I/e angazhuara do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Kualifikimi i nevojshëm:
- Përvojë e gjerë dhe dokumentim i përvojës së punës për angazhime të tilla;
- Njohuri rreth punës së OJQ-ve;
- Shkathtësi të larta analitike dhe komunikuese;
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro, pasi të jenë zbritur të gjitha taksat dhe detyrimet e parapara me legjislacionin në fuqi. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit dhe dorëzimit të dokumenteve të cilësisë së pranueshme për DSK.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
- Një
draft propozim me konceptin e fushatës
- Një përmbledhje mbi ekspertizën dhe përvojën në fushë;
- Curriculum Vitae (CV)
- Propozimi financiar*
* oferta financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin: Aplikim: Zhvillimi i konceptit, dizajnit dhe produkcionit të materialeve promovuese për realizmin e Fushatës promovuese për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë, specifikisht neneve për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 15.06.2021, në ora 15.00
Vetëm kompanitë e suksesshme do të kontaktohen!