
ToR: Video “Intervenimi i Hershëm”
Hyrje
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.
Misioni i shoqatës është promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.
DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 902 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.
Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Dow Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, (MB), OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.
Objektiva
Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromë Down – 2”, mbështetur nga Save the Children në Kosovë, kërkon të angazhojë një studio të dizajnit grafik e cila do të merret me realzimin e videos për Intervenimin e Hershëm.
Dizajni dhe metodologjia
Studios së dizajnit do t’i sigurohet materiali informues si dhe do t’i mundësohet implementimi i aktiviteteve të cilat planifikohen për realizimin e këtij video materiali.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Studio e Dizajnit do të jetë përgjegjëse për:
- Inçizime gjatë orëve të terapive, në 4 Qendrat e Shërbimeve të DSK
- Inkorporimin e inçizimeve në video material
- Përshtatjen e materialit informativ me dizajn;
- Dërgimin e një videofile_preview tek Shoqata Down Syndrome Kosova për komente;
- Inkorporimin e të gjitha komenteve të përshtatshme nga DSK dhe të ridorzojë preview me komente të adresuara
- Të përgatisë dhe të paraqesë të gjitha kërkesat në bazë të planit dhe sipas cilësisë dhe standardit të pritur
Down Syndrome Kosova do të jetë përgjegjëse për:
• Sigurimin e materialit informativ i cili do ta ilustroj videon;
• Të mbikëqyrë dhe të mbështesë të gjithë procesin e detyrës nga fillimi deri në përfundimin e saj, kur dhe si të jetë e nevojshme dhe bazuar në marrëveshje.
• Të sigurohet se komentet e dhëna në videofile_preview janë përfshirë plotësisht në versionin përfundimtar të videos.
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e studios/kompanisë së dizajnit do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga përfaqësuesi/ja e studios/kompanisë. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të dizajnimit të videos sensibilizuese.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
- Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e dizajnimit;
- Portafolio të studios/kompanisë së dizajnit;
- Propozimi financiar;
Aplikacionet
duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me
subjektin
Aplikim: Video për Intervenimin e Hershëm
Afati
i fundit për dorëzimin e aplikacionit është:
25/07/2019
d0 Grid Tab