ToR: “Trajner për trajnimin e mësimdhënësve mbi nevojat e veçanta arsimore të nxënësve me sindromë Down dhe përdorimin e programit matematikor Numicon”

Termat e Referencës

 “Trajner për trajnimin e mësimdhënësve mbi nevojat e veçanta arsimore të nxënësve me sindromë Down dhe përdorimin e programit matematikor Numicon”

Hyrje

Informata të përgjithshme

Shoqata  Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.

Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri për individët me sindromë Down.

Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.

DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 920 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.

Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, MB (Medilab), Klinikën Kubati, Poliklinika Shoshi, Laboratori Fati im, OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.

 

Objektiva

Down Syndrome Kosova kërkon të angazhojë një trajner-profesionist (ekspert në fushën e arsimimit të nxënësve me nevojat të veçanta arsimore, fokus të veçantë sindroma Down) me përvojë në fushën e mësimdhënies dhe punës me fëmijë me nevoja të veçanta, me qëllim  ngritjen e kapaciteteve të stafit arsimor për nevojat e veçanta arsimore të nxënësve me sindromë Down dhe përdorimin e programit matematikor Numicon.

Trajnimi do të mbahet në 5 komuna të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj), për 25 mësimdhënës të klasave I-IX / për komunë, gjithsej 125 mësimëdhënës.
Down Syndrome Kosova dhe Save the Children janë duke punuar në programin tematik të fushës së trajnimeve për mësimdhënës me qëllim zhvillimin e aftësive akademike tek nxënësit  me sindromën Down.

Kualifikimi i nevojshëm:

  • Diplomë universitare në profilin e Edukimit, Psikologjisë apo fushë të ngjashme në shkenca sociale
  • Kualifikimi Master
  • Edukimi profesional/joformal në këtë fushë përbën përparësi;
  • Dokumentimi i përvojës së punës në ofrimin e trajnimeve dhe realizimit të tyre që kanë të bëjnë me fushën e trajnimit për mësimdhënës;
  • Njohuri rreth nevojave të veçanta arsimore të nxënësve me sindromë Down
  • Njohuri rreth programit matematikor Numicon dhe mënyrës së përdorimit dhe aplikimit tek nxënësit me sindromën Down;
  • Shkathtësi të larta analitike dhe komunikuese;

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga trajneri/ja i/e angazhuar pritet;

  • Zhvillimi i moduleve të trajnimit për pjesëmarrësit në konsultim me stafin përgjegjës të Down Syndrome Kosova dhe Save the Children;
  • Përgatisë materialet e nevojshme shtesë për trajnim duke përfshirë axhendën për trajnim, në pajtueshmëri dhe konsulta paraprake me stafin përgjegjës të Down Syndrome Kosova dhe Save the Children;
  • Udhëheqë trajnimin në mënyrë të përgjithshme, sqaron dhe shtjellon tematikën dhe termet përkatëse rreth nevojave të veçanta arsimore të nxënësve me sindromë Down dhe përdorimit të Programit matematikor Numicon
  • Organizon diskutime përmes metodave “stuhi mendimesh”, punës në grupe dhe prezantimeve rreth temave të përcaktuara në axhendë.
  • Dorëzimi i draft raportit të shkruar, përfshirë objektivat, realizimin e punës jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas mbajtjes së trajnimit;
  • Dorëzimi i raportit të shkruar final tek Down Syndrome Kosova jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK dhe SCiK.

 

Angazhimi i Trajnerit/es:

Trajneri/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Detyrat Kohëzgjatja
Përgatitja e metodologjisë së punës për trajnim (Metodologjia, axhenda, format para dhe pas trajnimit dhe materialet tjera të nevojshme)  1 ditë
Mbajtja e trajnimit me mësimdhënësit e klasave I-IX në 5 komuna (Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj) 5 ditë
Përgatitja dhe dorëzimi i raportit të shkruar 1 ditë
Gjithsej: 7 ditë
   

 

Kushtet e Pagesës:

Pagesa e trajnerit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga Trajneri/ja. Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të Modulit dhe trajnimeve dhe dorëzimit të raportit të shkruar të aprovuar nga Down Syndrome Kosova.

Në bazë të ligjit të Kosovës, Down Syndrome Kosova është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto, ndërsa për personat që i takojnë entiteteve jo-rezidente dhe që nuk kanë njësi të përhershme në Kosovë, shkalla e mbajtjes është 5%.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • Kopja e Diplomes Universitare;
  • Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të metodologjisë dhe mbajtjen e trajnimeve;
  • Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e trajnimeve rreth aplikimit të Programit Numicon;
  • Curriculum Vitae (CV)
  • Propozimi financiar*
  • *Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, burimi i informatave, procedurat dhe teknikat e përgatitjes së metodologjisë, mbajtja e trajnimeve, shkrimi i raporteve dhe një plan tentativ i punës;

 

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin
Aplikim: Trajnim për mësimdhënësit e klasave I-IX mbi nevojat e veçanta arsimore tek nxënësit me sindromë Down dhe përdorimi i programit matematikor Numicon.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 15/06/2018

 

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!