
ToR: Realizimi i videos
Hyrje
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.
Misioni i shoqatës është promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.
Objektiva
Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të projektit “Promovimi i Aftësive për Punësim të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë”, mbështetur nga Giz Gjerman, kërkon të angazhojë një studio/ kompani që do të merret me realizimin e videos që ka për qëllim ilustrimin e gjithë aktiviteteve që do të realizohen përgjatë gjithë kohës së implementimit të projektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kompania do të jetë përgjegjëse për:
- Realizimin e videos përgjatë implemetimit të projektit
- Përshtatjen e pamjeve gjitha aktiviteteve ne një video përgjatë implementimit të Projektit;
- Dërgimin e një videofile_preview tek Shoqata Down Syndrome Kosova për komente;
- Inkorporimin e të gjitha komenteve të përshtatshme nga DSK dhe të ridorzojë preview e adresuar
- Të përgatisë dhe të paraqesë të gjitha kërkesat në bazë të planit dhe sipas cilësisë dhe standardit të pritur
Përgjegjësitë e Down Syndrome Kosova
• Të ftojë në çdo aktivitet për të marrë pamje për realizimin e videos që do të ilustonë punën e projektit;
• Të mbikëqyrë dhe të mbështesë gjithë procesin e detyrës nga fillimi deri në përfundim e saj, kur dhe si të jetë e nevojshme dhe sipas marrëveshjes.
• Të sigurohet se komentet e dhëna në file_preview janë përfshirë plotësisht në versionin përfundimtar të videos.
Periudha e Angazhimit:
- Për realizimin e videos kompania do të angazhohen vëtëm gjatë aktiviteteve dhe ngjarjeve të organziuara në kuadër të projektit.
Kushtet e Pagesës:
Pagesa do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e cila do të nënshkruhet nga të dy palët. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të realizimit të videos.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
- Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e realizimi të videove;
- Portafolio të studios/kompanisë;
- Propozimi financiar;
- Çertifikaten e Biznesit
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin
Aplikim: Realizimi i videos në kuadër të projektit
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 10/06/2019
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!