ToR: “ Përkthyes/e i Manualit nga gjuha turke në gjuhën shqipe”

Termat e Referencës
“ Përkthyes/e i Manualit nga gjuha turke në gjuhën shqipe”
Hyrje
Informata të përgjithshme

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.

Misioni i shoqatës është promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.

Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.

DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 920 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.

Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, MB (Medilab), Klinikën Kubati, Poliklinika Shoshi, Laboratori Fati im, OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.

 

Objektiva

Down Syndrome Kosova kërkon të angazhojë një përkthyes i cili do të bëjë përkthimin nga gjuha turke në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Njohuri të mira në shkrim dhe lexim të gjuhës turke dhe gjuhës shqipe duke dëshmuar aftësi analitike të shkëlqyeshme dhe aftësi komunikimi;
  • Diplomë universitare, në gjuhë të huaj e dëshiruar;
  • Përvojë në përkthime të ngjashme;

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e përkthyesit/es të angazhuar:

  • Bashkëpunim       me Përgjegjësit e Programit të Autonomisë dhe Aftësimit Profesional
  • Të përkthej manualin për një periudhe 2 ditore punën direkte në gjuhën turke në gjuhën shqipe
  • Të dorëzoje Manulin e përkthyer

 

Përgjegjësitë e Down Syndrome Kosova:

  • Të mbikëqyrë dhe të mbështesë në procesin e detyrës nga fillimi deri në përfundimin e saj, kur dhe si të jetë e nevojshme dhe sipas marrëveshjes.
  •  

 

 

Angazhimi i Përkthyesit/es: 

Përkthyesi/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Kushtet e Pagesës:

Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të përkthimit.

Në bazë të ligjit të Kosovës, Down Syndrome Kosova është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto, ndërsa për personat që i takojnë entiteteve jo-rezidente dhe që nuk kanë njësi të përhershme në Kosovë, shkalla e mbajtjes është 5%.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e përkthimit;
  • Curriculum Vitae (CV)
  • Letër motivimi
  • Propozimi financiar*
      • *Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet;

 

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Subjekti:
Aplikim: Përkthyes/e Turqisht-Shqip – Down Syndrome Kosova

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 19/02/2019

 

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!