
ToR: Përkthim dhe paisje zërimi për trajnimin “Nevojat e Veçanta Arsimore tek nxënësit me sindromë Down”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromë Down”
Hyrje
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.
Misioni: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.
DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 920 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.
Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, MB (Medilab), Klinikën Kubati, Poliklinika Shoshi, Laboratori Fati im, OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.
Objektiva
Down Syndrome Kosova në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromë Down” kërkon angazhimin e një kompanie për ofrimin e shërbimit për përkthim dhe paisje zërimi për trajnimin për mësimdhënës “Nevojat e Vecanata Arsimore të nxënësve me sindromë Down”. Trajnimi do të mbahet në tri komuna Gjilan, Gjakovë dhe Prishtinë.
Afati kohor:
Kompania do të jetë e angazhuar përgjatë tri ditëve:
- 29.06.2019 në Gjakovë
- 30.06.2019 në Gjilan
- 01.07.2019 në Prishtinë
Orari: 08:00 – 16:00
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e trajnerit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga Trajneri/ja. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të Modulit dhe trajnimeve dhe dorëzimit të raportit të shkruar të aprovuar nga Down Syndrome Kosova.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org
me
subjektin
Aplikim: Shërbimi për përkthim dhe paisje zërimi.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 05/06/2019
Vetëm aplikantët e suksesshëm do të kontaktohen!