ToR për Hulumtim për identifikimin e nevojave dhe barrierave të gjithëpërfshirjes në shkolla të fëmijëve me sindromë Down

Termat e Referencës

Hulumtim, në kuadër të projektit “E drejta në gjithëpërfshirje e fëmijëve me sindromën Down”, për identifikimin e barrierave dhe nevojave të prindërve dhe institucioneve  arsimore gjatë procesit  dhe në procesin e gjithëpërfshirjes  në dy regjione: Prishtinë dhe Prizren.  

 

  1. Konteksti

 

Shoqata  Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.

Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri për individët me sindromë Down.

Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.

DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 902 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.

Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Dow Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, (MB), OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.

 

  

 

II.                Hyrje

 

Down Syndrome Kosova, në kuadër të projektit “E drejta në gjithëpërfshirje e fëmijëve me sindromën Down”, kërkon shërbimet e një kompanie të pavarur hulumtimesh e cila është e kaulifikuar për të bërë një hulumtim në terren mbi barrierat dhe nevojat që kanë familjet dhe insitiucionet arsimore në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me sindromë Down në shkollat gjithëpërfshirëse.

 

Qëllimi i këtij hulumtimi është pasqyrimi real i barrierave dhe i nevojave të familjes dhe institucioneve arsimore në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me sindromë Down.

III.             Informata të përgjithshme për projektin

 

Gjithpërfshirja e fëmijëve me sindromën Down në shkolla është një proces zinxhir me shumë hallka, konkret, i arritshëm, i prekshëm dhe i dukshëm. Familja dhe shkolla i japin formën dhe kuptimin e plotë gjithpërfshirjes e cila përbën rrugën,  për tu dhënë të gjithë fëmijëve mundësi dhe shanse të marrin pjesë, të përfshihen, të përfitojnë dhe të arsimohen në kushte të barabarta.

 

Pra, edhe pse fëmijët me sindromen Down kanë disa nevoja specifike arsimore, ata gjithashtu kanë shumë nevoja të njejta me fëmijët e tjerë pa aftësi të kufizuara të moshës së tyre. Ata do të arrijnë përparime më të shpejta në qoftë se janë plotësisht të përfshirë dhe pranuar nga aspekti social, duke përfituar nga ndjenja se ata janë pjesë e një shoqërie të zakonshme. Ky pranim social do të ketë një efekt të thellë në vetë-besim dhe vetë-identitet të fëmijëve me sindromen Down.

 

Si rrjedhojë nga ky këndvështrim projekti për integrimin dhe mbështetjen e fëmijëve me sindromën Down në shkolla trajton të gjithë faktorët kyç që ndikojnë në mënyrë direkte dhe indirekte në përfshirjen dhe zhvillimin e potencailit të fëmijëve me sindromën Down.

 

Objektivat e projektit kanë për synim identifikimin e fëmijëve të cilët janë jashtë sistemit shkollore, informimin e familjes për të drejtat legjitime të fëmijës së tyre për tu arsimuar,  pranimin apo mbështetjen e tyre në institucione arsimore, krijimin e kushteve për arsim të barabartë dhe cilësor, zhvillimin e hulumtimit i cili do të identifikojë barrierat dhe nevojat e  mësimdhënësve në përshypjen e arsimimit që synojnë përmbushjen e nevojave  të fëmijëve me sindromen Down si dhe orientimin drejt përfshirjes së prindërve si partnerë të nevojshëm në arsimimin e fëmijës.

 

Në kuadër të projektit atktivitete do të zhvillohen në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit për shkak të numrit të madh të fëmijëve me sindromen Down si dhe do të ketë për target moshat nga 0-14 vjeçe. Pra duke pasur parasysh vlerën e intervenimit të hershëm tek fëmijët me sindromën Down përpjekjet do të jenë maksimale në rritjen e numrit dhe mbështetjen e tyre brenda institucioneve arsimore duke përfshirë kështu  edhe institucionet parashkollore.

 

 

 

 

 

OBJEKTIVAT:

 

  1. IDENTIFIKIMI DHE MBËSHTETJA E FËMIJËVE ME SINDROMËN DOWN  NË PROCESIN E GJITHPËRFSHIRJES NË ARSIM.
  2. FUQIZIMI I PRINDËRVE PËR REALIZIMIN E TË DREJTËS SË FËMIJËVE NË ARSIM.

 

 

IV.       Qëllimi i studimit

Down Syndrome Kosova është në kërkim të një kompanie për të kryer një hulumtim në:

  1. 25 institucione arsimore në qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit.

Hulumtimi ka për qëllim pasqyrimin e situatës së arsimimit dhe gjithëpërfshirjes së fëmijëve me SD në insituticionet arsimore gjithëpërfshirëse. Hulumtimi do të reflektojë në përmirësimin e shërbimeve nga ana e insituticione komunale, shkollave si dhe shtimin apo ngritjen e cilësisë së shërbimeve specifike bazuar në nevoja. Ky hulumtim do të plasohet në formë raporti në një tryezë të përbashkët.

 

 

  1. Fushëveprimtaria

 

Kompania e pavarur e angazhuar për hulumtim do të vlerësojë:

  1. barrierat dhe nevojat që familjet dhe insitucionet arsimore hasin në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me sindromë Down.

 

 

 

  1. Konkluzionet dhe rekomandimet 

 

Hulumtimi, i cili do të finalizohet me një raport duhet të paraqesë konkluzionet të bazuara ne fakte. Rekomandimet duhet të jenë specifike, të matshme, të arritshme dhe relevante. Një tabelë rekomandimi duhet të vihet në përmbledhje ekzekutive të raportit, e cila do të reflektojë në ngritjen e cilësisë në insitucionet arsimore. 

 

 

VII.       Dizajni dhe metodologjia

 

Kompanisë së përfshirë në hulumtim do t’i sigurohen dëshmi të bazuara në informacione që posedon Shoqata Down Syndrome Kosova, të cilat janë të besueshme dhe të dobishme. Më tej ajo duhet t’i shfrytëzojë të gjitha burimet e informacioneve përkatëse, duke përfshirë dokumentet e përgatitura gjatë fazës përgatitore.

Hulumtimi do të bëhet përmes pyetësorëve, intervistave dhe analizës në terren dhe do të përfshijë prindërt e fëmijve me sindromë Down dhe personelin e shkollës. Përgatitja e këtyre materialeve do të bëhet nga kompania, të aprovuara nga DSK. Kategorizimi i të dhënave duhet të bëhet sipas grupmoshave, gjinisë dhe vendndodhjes.

 

VIII.      Rezultatet e pritura nga ofruesi i shërbimit:

 

Raporti i hulumtimit do të përmbajë:

 

  1. Fleta hyrëse
  2. Tabela e përmbajtes
  • Lista e shkurtesave dhe akronimeve
  1. Përmbledhja hyrëse (max. 2 fq). Kjo pjesë duhet të qëndrojë vetësisht për nga të dhënat që i paraqet. Duhet të përfshijë qëllimet e projektit dhe të gjeturat kryesore të hulumtimit
  2. Metodologjia
  3. Të gjeturat dhe analiza sipas pyetësorëve, intervistave, duke përfshirë edhe paraqitjen vizuele (grafike) të të gjeturave.
  • Konluzionet kryesore dhe rekomandimet.
  • Numri i pjesëmarrësve të intervistuar
  1. Annekset përfshirë edhe databazën e të dhënave të mbledhura, Power Point prezantimin me të gjeturat kryesore dhe rekomandimet si dhe të gjitha dokumentet përcjellëse të krijuara për realizim të punës.

 

  1. Profili i kompanisë

 

Kompania hulumtuese / institucioni / të interesuar në kryerjen e këtij studimi duhet të kenë një serë kualifikimesh si mëposhtë:

  • Hulumtuesit të kuptojnë të drejtat e fëmijëve dhe çështjet e lidhura me aftësinë e kufizuar.
  • Përvojë në qeverisje, të drejtat e personave me aftësi të kufizuar,arsim, shëndetësi, aftësi të kufizuar, njohuri të legjislacionit, shkencat sociale dhe studime të zhvillimit. Kompanitë që kanë anëtarë të ekipit me përvojë në fushat e sipër përmendura kanë përparësi;
  • Përvojat e dëshmuar në dizajnim dhe kryerje të hulumtimeve si dhe prodhimin cilësor të analizës së programit;
  • Njohuri të dëshmuara në fushën e aftësisë së kufizuar, drejtave të fëmijëve dhe hulumtime në këtë fushë;
  • Aftësia për të ofruar një produkt me cilësi të lartë në kohë të caktuar;
  • Njohje të shkëlqyer të gjuhës shqipe dhe angleze (në të shkruar / folur)
  • Aftësia për të prodhuar raporte të mirë-shkruara, me një tekst të thjeshtë dhe të kuptueshëm, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit.

 

 

 


  1. Kërkesat për Aplikim:

 

Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:

  • Shprehjen e interesimit: maksimum dy faqe që prezanton kompaninë që do të kryejë punën siç përshkruhet në këtë TOR.
  • CV-të e personelit që do të realizojë hulumtimin.
  • Propozimi teknik: – duhet të përfshijë, por jo të kufizohet në, të kuptuarin e ToR, metodologjia (burim të të dhënave, procedurën e mbledhjes të të dhënave dhe teknikat, dhe analiza e të dhënave teknike) dhe planin paraprak të punës. Organizata në mënyrë të qartë duhet të tregojë rëndësinë e përvojave të tij / saj të mëparshme dhe aplikimin e këtyre metodave të studimit.
  • Propozimi financiar: përfshin kërkesën totale financiare për të kryer hulumtimin e kërkuar.
  • Shembull të punës së ngjashmë të realizuar.
  • Dokumentacionet tjera të plotësuara (sipas informatave dhe kërkesës së DSK-së) e që do të dërgohen nëpërmjet emailit apo dorëzimit në person.
  • 3 referenca nga punëdhënësit e mëparshëm të punëve të realizuara të ngjashme (kontaktet dhe emailat e tyre)

 

  1. Afati kohor:

 

Puna duhet të përfundojë dhe të dorëzohet deri me datën 30 Nëntor, 2017. Te gjitha përgatitjet, puna ne terren, analizimi i të dhënave të mbledhura, intervistimi, plotësimi i pyetësorëve dhe raporti final duhet të përfundojë brenda afatit të caktuar.

 

Pas nënshkrimit të kontratës për shërbime kompania do t’i përgatisë dhe dorëzojë këto dokumente:

 

  1. Raport inicial (max 3 faqe) ku përshkruan qasjen/metodologjinë, mbledhjen e të dhënave dhe mjetet që do ti përdorë si dhe orarin për përfundim të punës. Ky raport do të dorëzohet te Down Syndrome Kosova dy ditë pas nënshkrimit të kontratës për shërbime.

 

Afatet për përfundim të punës mund të ndryshojnë vetëm nëse të dyja palët pajtohen.

 

Kompania duhet të bashkëpunojë ngushtë më Down Syndrome Kosova për të arritur realizimin e këtij hulumtimi dhe prezantimin e raportit, sipas TOR.

 

XII. Përgjegjësitë e dyja palëve

Rolet dhe përgjegjësitë e kompanisë:

 

Kompania do të jetë përgjegjëse për:

 

  • Përgatitjen dhe paraqitjen e propozimit që përfshinë metodologjinë (dizajnin kërkimorë duke përfshirë metodat e mbledhjes së të dhënave dhe orarin paraprak të punës, etj)
  • Mbledhjen e të dhënave për hulumtim në bashkëpunim me DSK
  • Përgatitjen e pyetësorëve me aprovim të DSK-së
  • Përgatitjen e një drafti të parë të raportit dhe të dorëzohet tek DSK për komente
  • Inkorporimin e të gjitha komenteve të përshtatshme nga DSK dhe të ridorzojë draftin e adresuar
  • Të përgatisë dhe të paraqesë të gjitha kërkesat në bazë të planit dhe sipas cilësisë dhe standardit të pritur

 

 

Përgjegjësitë e Down Syndrome Kosova

 

  • Sigurimi i një letre mbështetëse për kompaninë hulumtuese që do të mundësojë qasjen dhe përkrhajen e duhur për realizim të hulumtimit te të gjtiha palët e përfshira në proces
  • Të mbikëqyrë dhe të mbështesë të gjithë procesin e detyrës nga fillimi deri në përfundim e saj, kur dhe si të jetë e nevojshme dhe sipas marrëveshjes. (Ofrojë informatat e nevojshme dhe hulumtimin bazë – baseline për të siguruar mbështetjen e duhur)
  • Të sigurohet se komentet e dhëna në draft raport janë përfshirë plotësisht në raportin përfundimtar të hulumtimit/analizës.

 

 

XIII. Down Syndrome Kosova kontakt:

 

Aplikimet duhet të të dërgohen në e-mail adresën:

 

        info@downsyndromekosova.org

 

Afati i aplikimit: 25 Shtator, 2017 në ora 17:00.