TOR: Konsulencë për ngritje të kapaciteteve të menaxhmentit dhe stafit të Qendrave të Down Syndrome Kosova mbi planifikimin financiar dhe buxhetimin

Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromë Down 2017-2021” i cili implementohet në partneritet me Save the Children në Kosovë me financim nga SIDA, përgjatë këtij viti implementues do të ndërmarrë një seri aktivitetesh të cilat kanë për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizmin e sistemeve mbështetëse për Mbrojtjen e fëmijës, me theks të veçantë fëmijës me aftësi të kufizuar.

Në kuadër të këtij projekti me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të saja organizative, Down Syndrome Kosova po kërkon të angazhojë një konsulent / kompani për ngritjen e kapaciteteve të Menaxhmentit dhe stafit të Qendrave të Down Syndrome Kosova në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë, rreth planifikimit financiar dhe gjenerimit të kornizës financiare për të përmirësuar parashikimet buxhetore, si dhe për të planifikuar dhe mobilizuar resurset e nevojshme për zbatimin e qëllimeve të saj.

Informata të përgjithshme

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar më 4 mars 2007 nga prindër të personave me sindromën Down (SD). DSK është organizatë nacionale e komunitetit e shtrirë me shërbimet e veta në katër (4)  zona  rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj. Konstituenca e DSK-së numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit të personave me sindromën Down dhe në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar.

DSK angazhohet për mbrojtjen dhe realizmin e të drejtave të personave me sindromën  Down, dhe është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Assiociation (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD) si dhe ; Bashkëthemelues dhe anëtare në Forumin Kosovar të PAK, bashkëthemelues i koalicionit të OJQ-ve për iniciativa qytetare – CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicioni për arsimin gjithëpërfshirës të Kosovës – KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese – Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga eksperti/kompania pritet të;

  • Përmes takimeve me menaxhmentin e DSK-së, vlerëson praktikat e DSK-së për planifikimin financiar dhe buxhetimin dhe identifikon nevojat specifike për ngritjen e kapaciteteve të stafit të Qendrave të DSK-së.
    • Zhvillon një draft të modulit trajnues (duke përfshirë materialet trajnuese, një prezantim në Power Point, shembuj praktik, diskutime interaktive, një formë të post-testeve, listën e linqeve apo materialeve për lexim të mëtutjeshëm dhe agjendën)
    • Përgatit dhe dakordohet me menaxhmentin e organizatës për modulin final, agjendën dhe datat e trajtimeve;
    • Organizon trajnimet për stafin e DSK-së në katër komuna,
    • Propozon një plan financiar dhe buxhetim për shërbimet e DSK-së me theks të veçantë për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve të DSK-së në regjionet Pejë, Gjakovë dhe Gjilan.
    • Përgatit dhe Lehtëson një punëtori me menaxhmentin e lartë dhe të mesëm të DSK-së me qëllim të finalizimit të planit financiar afatgjatë të DSK-së.
    • Dorëzon një raport të shkruar final te Down Syndrome Kosova jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK-ja dhe SCiK.

Angazhimi:

I/e angazhuara do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Detyrat Kohëzgjatja
Intervista me menaxhmentin e DSK për vlërësimin  e praktikave ekzistuese të DSK për planifikimin financiar dhe buxhetimin dhe identifikimin e nevojave specifike të stafit të qendrave të DSK-së për ngritjen e kapaciteteve të tyre 1 ditë
Zhvillimi i draftit të parë të modulit trajnues (duke përfshirë materialet trajnuese, një prezantim në Power Point, shembuj praktik, diskutime interaktive, një formë të post-testeve, listën e linqeve apo materialeve për lexim të mëtutjeshëm dhe agjendën) 2 ditë
Organizimi dhe lehtësimi i trajnimeve për menaxhmentin e DSK-së dhe stafin e qendrave të DSK-së 4 ditë
Propozimi i një plani financiar dhe buxhetimin e shërbimeve të DSK-së me theks të veçantë për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve të DSK-së në regjionet Pejë, Gjakovë dhe Gjilan 3 ditë
Përgatitja dhe Lehtësimi i punëtorisë për finalizimin e planit financiar afatgjatë të DSK. 2
Dorëzimi i raportit të shkruar final tek Down Syndrome Kosova jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK-ja dhe SCiK. 1
Gjithsej: 13 ditë

Kualifikimi i nevojshëm:

  • Diplomë universitare apo Master në fushat përkatëse me qëllimin e angazhimit;
  • Edukimi profesional/joformal në këtë fushë përbën përparësi;
  • Përvojë e gjerë dhe dokumentim i përvojës së punës për angazhime të tilla;
  • Njohuri rreth punës së OJQ-ve;
  • Shkathtësi të larta analitike dhe komunikuese;

Kushtet e Pagesës:

Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro, pasi të jenë zbritur të gjitha taksat dhe detyrimet e parapara me legjislacionin në fuqi. Pagesa do të bëhet  pas  përfundimit me sukses të angazhimit dhe dorëzimit të dokumenteve të cilësisë së pranueshme për DSK-në.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • Kopja e Diplomes Universitare;
    • Një draft propozim në formë tabelare me maksimum 2 faqe apo 4 mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të metodologjisë dhe mbajtjen e takimeve;
    • Një përmbledhje mbi ekspertizën dhe përvojën në fushë;
    • Curriculum Vitae (CV)
    • Propozimi financiar*

* oferta financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, burimi i informatave, procedurat dhe teknikat e përgatitjes së metodologjisë, mbajtja e takimeve, shkrimi i raporteve dhe një plan tentativ i punës duke përfshirë datat e parapara;

Shënim: të gjitha aktivitetet në kuadër të këtyre termave të referencës dhe pagesat e tyre pritet të përfundohen brenda muajit Qershor, për këtë arsye, ftojmë kompanitë dhe konsulentët që të dorëzojnë aplikimet e tyre sa më parë që të jetë e mundur pasi që për shkak të specifikave, komisioni vlerësues do të mund të mblidhet edhe para përfundimit të afatit të fundit, sapo të mblidhen 3 oferta që plotësojnë kriteret minimale dhe së paku njëra prej tyre të jetë në përputhje me nevojat e organizatës të specifikuara në këto Terme të Referencës.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin: Aplikim: Konsulentë për ngritje të kapaciteteve të DSK-së për planifikim financiar dhe buxhetim.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 15.06.2021, në ora 15.00

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!