ToR: Dizajnimi i Videos për Rëndësinë e Kujdesit Shëndetësor tek Individët me sindromë Down

Datë: 17/04/2019
Termat e Referencës
Dizajnim i videos “Rëndësia e kujdesit shëndetësor tek individët me sindromë Down”
Hyrje

Informata të përgjithshme

Shoqata  Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.

Misioni i shoqatës është promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.

DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 902 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.

Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Dow Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, (MB), OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.

 

 

 

 

 

 

Objektiva

Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromë Down – 2”, mbështetur nga Save the Children në Kosovë, kërkon të angazhojë një studio të dizajnit grafik e cila do të merret me dizajnimin e videos sensibilizuese që për qëllim ilustrimin e rëndësisë së kujdesit shëndetësor tek individët me sindromë Down.    

Dizajni dhe metodologjia

 

Studios së dizajnit do t’i sigurohet materiali informues mbi tematikën e videos nga Shoqata Down Syndrome Kosova, material i cili është i besueshëm dhe i dobishëm. 

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Studio e Dizajnit do të jetë përgjegjëse për:

 

  • Dizajnimin grafik të videos
  • Përshtatjen e materialit informativ me dizajn;
  • Dërgimin e një videofile_preview tek Shoqata Down Syndrome Kosova për komente;
  • Inkorporimin e të gjitha komenteve të përshtatshme nga DSK dhe të ridorzojë preview me komente të adresuara
  • Të përgatisë dhe të paraqesë të gjitha kërkesat në bazë të planit dhe sipas cilësisë dhe standardit të pritur

 

 

Down Syndrome Kosova do të jetë përgjegjëse për:

 

  • Sigurimin e materialit informativ i cili do ta ilustroj videon;
  • Të mbikëqyrë dhe të mbështesë të gjithë procesin e detyrës nga fillimi deri në përfundimin e saj, kur dhe si të jetë e nevojshme dhe bazuar në marrëveshje.
  • Të sigurohet se komentet e dhëna në videofile_preview janë përfshirë plotësisht në versionin përfundimtar të videos.

 

 

Kushtet e Pagesës:

Pagesa e studios/kompanisë së dizajnit do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga përfaqësuesi/ja e studios/kompanisë. Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të dizajnimit të videos sensibilizuese.

 

Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e dizajnimit;
  • Portafolio të studios/kompanisë së dizajnit;
  • Propozimi financiar;

 

 

 

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin
Aplikim: Dizajnimi i videos sensibilizuese mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor tek individët me sindromë Down.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 26/04/2019

 

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!