THIRRJE PËR OFERTIM
Konsulent/e për vlerësimin e kornizës së politikave dhe Udhërrëfyesi për krijimin e Programit të Punësimit të Përkrahur në Prizren.
Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave me sindromën Down (SD). DSK është regjistruar me 5 Prill 2007, me Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale e komunitetit e shtrirë me shërbimet e veta në katër (4) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.
Qendra e Down Syndrome Kosova në Prizren është duke e zbatuar projektin “EmployAbility – Supported Employment for People with Disabilities”, i cili synon të ndihmojë integrimin e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës. Në kuadër të projektit parashihet të realizohet një vlerësim i kornizës së politikave dhe Udhërrëfyesi për krijimin e Programit të Punësimit të Përkrahur.
Për këtë qëllim DSK po kërkon të angazhoj një konsulent/kompani e cila do të realizoj një analizë të kornizës së politikave, duke synuar të identifikojë bazat ligjore dhe kufizimet e mundshme për krijimin e Programit të Punësimit të Përkrahur. Konsulenti/kompania do të jetë përgjegjës për të vlerësuar legjislacionin dhe praktikat e të drejtave të njeriut, skema e kujdesit social, strategjitë ekonomike, ato të punësimit si dhe proceset dhe parimet përkatëse të buxhetit, me qëllim të hartimit të një Udhërrëfyesi për krijimin e një Programi të Përkrahur të Punësimit në Prizren. Udhërrëfyesi do të publikohet në një ngjarje që do të bashkojë të gjithë aktorët përkatës.
Projekti “EmployAbility – Supported Employment for People with Disabilities” mbështetet nga Projekti HumanRightivism, që financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar SIDA dhe zbatohet nga Community Development Fund CDF.
Kualifikimi i nevojshëm
Kandidati/ja duhet t’i plotësojë të paktën këto kushte për t’u konsideruar për këtë shërbim:
- Diplomë universiteti në shkenca shoqërore
- Përvojë punë në hulumtime
- Njohuri e përgjithshme mbi ekonominë dhe e dinamikave të tregut të punës
- Njohuri rreth punës së OJQ-ve dhe politikave të Aftësisë së Kufizuar në Kosovë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Konsulenti/ja i/e angazhuar do t’i ketë këto detyra:
- Propozimi i Planit dinamik të punës (java e parë)
- Zhvillimi i draftit të parë të raportit mbi vlerësimin e kornizës së politikave për krijimin e Programit të Punësimit të Përkrahur.
- Zhvillimi i draftit të parë të Udhërrëfyesit për krijimin e Programit të Punësimit të Përkrahur.
- Dorëzimi i raportit final të angazhimit pas adresimit të të gjitha komenteve eventuale nga DSK.
Kushtet e Pagesës
Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit dhe dorëzimit të dokumenteve të cilësisë së pranueshme për DSK.
Në bazë të ligjit të Kosovës, në rastet kur kemi të bëjmë me konsulent privat Down Syndrome Kosova është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto, ndërsa për personat që i takojnë entiteteve jo-rezidente dhe që nuk kanë njësi të përhershme në Kosovë, shkalla e mbajtjes është 5%. Për këtë angazhim parashihen 18 ditë pune.
Dokumentet dhe procedura për aplikim
Për të aplikuar, kandidatët e interesuar duhet të komplëtojnë këtë listë të dokumenteve:
- Letër për shprehjen e interesit në të cilën listoni arsyet kryesore pse mendoni që jeni kompania/kandidati i përshtatshëm për këtë angazhim
- Curriculum Vitae (CV) të personave të përfshirë në punëtori
- Oferta financiare*
*Oferta financiare duhet të jetë e detajizuar për ditë punë duke përfshirë të gjitha taksat dhe kontributet e aplikueshme në Kosovë
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjekt “Aplikim për konsulent”.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 21.06.2021 ora 10.00 h.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!