Thirrje për Konsulent/e ose Kompani i/e cila do të analizojë situaten e pergjithshme të arsimit profesional të PAK-ve në ciklin e mesëm.
Përshkrim i projektit:
Down Syndrome Kosova është duke implementuar projektin “Arsimimi Profesional dhe Punësimi në Raport me Aftësinë e Kufizuar në Kosovë”. Projekti ka për qëllim të rritsë mundësitë dhe të avokojë drejtë mundësive të barabarata për arsim profesional dhe punësim te personave me aftësi të kufizuara. Rrjedhimisht ky projekt ka për qëllim që të trajtojë këtë problematikë, përmes ngritjes së cilësisë së Aftësimit Profesional si dhe fuqizimin e mekanizmave insititucional përgjëgjes për implementimin e kornizës ligjore për punësim e PAK. Në këtë mënyrë synohet krijmi i kushtëve të përshtatëshme për Arsimin Profesional për nxënësit me aftësi të kufizuar, si dhe barazimi i mundësive për punësim të këtyre të fundit. Down Syndrome Kosova, në kuadër të këtij projekti hap thirrjen për Konsulent/e ose Kompani i/e cila do të analizojë situaten e përgjithshme të arsimit profesional të PAK-ve në ciklin e mesëm.