
Termat e Referencës “Psikologë për Grupin Mbështetës të Prindërve”
“Psikologë për Grupin Mbështetës të Prindërve”
Hyrje
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.
Misioni: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.
DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 920 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.
Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, MB (Medilab), Klinikën Kubati, Poliklinika Shoshi, Laboratori Fati im, OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.
Objektiva
Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromë Down”, mbështetur nga Save the children në Kosovë dhe SIDA, kërkon të angazhojë një profesionist të fushës së Psikologjisë për të moderuar takimet e Grupit Mbështetës të Prindërve, në Shoqatën Down Syndrome Kosova – Qendra Prishtinë. Qëllimi i takimeve është mbështetja psiko-edukative e prindërve të fëmijëve me sindromë Down (grupmosha 0-6 vjeç).
Takimet do të mbahen në komunën e Prishtinës dhe numri total i pjesëmarrësve do të jetë 20 prindër, dy grupe me nga 10 pjesëmarrës. Kohëzgjatja e takimeve do të jetë përafërsisht 2 orë/për takim.
Kualifikimi i nevojshëm:
- Diplomë universitare në profilin e Psikologjisë
- Kualifikimi Master
- Edukimi profesional/joformal në këtë fushë përbën përparësi;
- Dokumentimi i përvojës së punës në ofrimin e këtij shërbimit dhe realizimit të tyre që kanë të bëjnë me shërbim;
- Njohuri rreth punës me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara;
- Shkathtësi të larta analitike dhe komunikuese;
- Kualifikim dhe përvojë të terapisë grupore (përbën përparësi)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga i/e angazhuar/a pritet;
- Zhvillimi i strukturës së takimeve mujore, në bashkëpunim me stafin përgjegjës të Down Syndrome Kosova dhe Save the Children;
- Përgatisë axhendën e temave për trajtim përgjatë takimeve, në pajtueshmëri dhe konsulta paraprake me stafin përgjegjës të Down Syndrome Kosova dhe Save the Children;
- Udhëheqë takimet në mënyrë të përgjithshme, sqaron dhe shtjellon tematikën bazë dhe temat të cilat mund të shfaqen si rrjedhojë e punës grupore;
- Dorëzimi i draft raportit të shkruar, përfshirë objektivat, realizimin e punës jo më vonë se pesë (5) ditë pune, në baza 6 mujore;
- Dorëzimi i raportit të shkruar final tek Down Syndrome Kosova jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK dhe SCiK.
Angazhimi:
I/e angazhuara do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Detyrat | Kohëzgjatja |
Përgatitja e metodologjisë së punës për takime (Metodologjia, axhenda, format dhe materialet tjera të nevojshme) | 1 ditë |
Mbajtja e takimeve me prindër të fëmijëve me sindromë Down (mosha 0-6 vjeç), në kuadër të Grupit Mbështetës të Prindërve, në Prishtinë | Një takim / për muaj |
Përgatitja dhe dorëzimi i raportit të shkruar | 2 ditë / vit |
Gjithsej: | 15 ditë |
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të çdo takimi mujor.
Në bazë të ligjit të Kosovës, Down Syndrome Kosova është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto, ndërsa për personat që i takojnë entiteteve jo-rezidente dhe që nuk kanë njësi të përhershme në Kosovë, shkalla e mbajtjes është 5%.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
- Kopja e Diplomes Universitare;
- Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të metodologjisë dhe mbajtjen e takimeve;
- Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushë;
- Curriculum Vitae (CV)
- Propozimi
financiar*
- *Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, burimi i informatave, procedurat dhe teknikat e përgatitjes së metodologjisë, mbajtja e takimeve, shkrimi i raporteve dhe një plan tentativ i punës;
Aplikacionet
duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me
subjektin
Aplikim: Psikologë për takimet e Grupit Mbështetës të Prindërve
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 21/02/2020
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!