
Termat e Referencës
Ekspert për hartimin e rekomandimeve – Plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuar – Komuna Ferizaj.
Projekti: Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në vendimmarrje politike.
Zbatuar nga: Down Syndrome Kosova – Qendra Ferizaj
Mbështetur nga: Rrjeti i Grave të Kosovës
Historiku
Shoqata Down Syndrome Kosova-DSK
Ojq DSK është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga themeluesit që janë prindër të fëmijëve dhe personave të prekur me Sindromin Down. Numër regjistrimi; 5111389-6.
Ojq DSK është organizatë nacionale, multi-etnike dhe mision ka ngritjen e dinjitetit të personave që janë me sindromë Down dhe familjarëve të tyre.
Organizata Down Syndrome Kosova – DSK është organizatë nacionale jo fitimprurëse dhe për mision ka promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre. DSK nga muaji Mars i vitit 2007 është aktive në implementimin e dy programeve bazë të saj, në katër qendra: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.
Qëllimi i angazhimit dhe Përgjegjësitë
Qëllimi i angazhimit të një eksperti/e për hartimin e rekomandimeve përmes letrës politike ka për qëllim funksionalizimin e planit të veprimit në komunën e Ferizaj-it ku ky dokument kryesisht do të përqendrohet në çështjet specifike që ofron rekomandime të qarta për politik bërësit.
Organizata e DSK- Qendra në Ferizaj ka realizuar deri më tani aktivitetin e parë dhe dytë të planifikuar për këtë projekt, deri më tani janë marrë rekomandimet nga anëtarët dhe prindërit e personave me aftësi të kufizua si dhe përfaqësuesit/et e të organizatave Handikos, Hendifer, DSK dhe Pema në Ferizaj. Këto rekomandime do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me organizatën e DSK -së.
Detyrat
- Analiza e rekomandimeve të anëtarëve dhe prindërve nga organizata Handikos, Hendifer, Down Syndrome Kosova dhe Pema – Periudha Kohore 1 – 10 Shkurt, 2022.
- Analiza e rekomandimeve nga përfaqësuesit/et e organizatave Handikos, Hendifer, Down Syndrome Kosova dhe Pema – Periudha Kohore 10 – 20 Shkurt, 2022.
- Analiza e rekomandimeve nga takimet e zhvilluara me Drejtoritë në komunën e Ferizaj-it 20 – 28 Shkurt, 2022.
- Dorëzimi i propozimit fillestar – 5 Mars, 2022
- Dorëzimi i final i dokumentit – 10 Mars, 2022.
- Shkrimi i dokumentit në dy gjuhët – gjuha Shqipe dhe Angleze.
- Krijimi i planit të punës për realizimin, monitorimin e punës për realizimin e strategjisë.
- Komunikim i rregullt me organizatën e DSK deri në përfundim të aktivitetit.
- Duhet të merren parasysh çështjet e diversitetit si dhe gjithë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar.
Plani kohor
Angazhimi i ekspertit/ës për realizimin e këtij aktiviteti është për periudhën Shkurt – Mars, 2022, angazhim dy mujor – 10 ditë pune. Ditët e punës do të specifikohen në planin e punës në diskutim me stafin e DSK.
Koordinimi/përgjegjësia
Eksperti/ja do i raportojë në mënyrë të vazhdueshme DSK-së në lidhje me ecurinë dhe rrjedhën e projektit, kryesisht në bashkëpunim të ngushtë me menaxheren e qendrës në Ferizaj – Jetbardha Selmani.
Kualifikimet e ekspertit/ekspertes
- I/e diplomuar në studime juridike ose shkenca sociale.
- Njohuri në shkrimin e rekomandimeve dhe punës në organizata
- Përvoja së paku dy vjeçare në organizata jo-qeveritare si dhe shkrimit të rekomandimeve/hulumtimeve të tjera.
- Përvojë dhe qasje të përshtatshme në punën e afërt me grupet potencialisht të margjinalizuara ose të cenueshme (ku përfshihen edhe aftësitë e kufizuara).
- Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze
- Shkathtësi të mira në shkrim.
Dorëzimi i ofertave
Ekspertët/ekspertet e kualifikuar të interesuar/a, duhet të dërgojnë pakon e aplikimit duke përfshirë:
- CV-në;
- Letrën motivuese
- Oferta financiare e propozuar nga eksperti/ja, në përputhje me tarifat vendore.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet deri me datë 05 Shkurt, 2022 në këtë e-mail: info@downsyndromekosova.org me subject: Ekspert/e për përpilimin e rekomandimeve – Plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuar – Komuna Ferizaj.
Kjo thirrje shpallet në kuadër te nismës “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje politike”, të mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës i Rrjetit te Grave të Kosovës, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) ne Kosovë.