
ToR: “Vlerësimi i zhvillimit psiko-social i fëmijëve me sindromë Down”
Hyrje
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.
Misioni: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.
DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 920 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.
Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, MB (Medilab), Klinikën Kubati, Poliklinika Shoshi, Laboratori Fati im, OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.
Objektiva
Down Syndrome Kosova kërkon të angazhojë një organizatë shërbimesh / individ (ekspert në fushën e vlerësimit të zhvillimit psiko-social të fëmijëve me sindromë Down), me qëllim vlerësimin e zhvillimit psiko-social të fëmijëve me sindromë Down dhe pasqyrimin e ecurisë së zhvillimit.
Vlerësimi do të bëhet për 43 fëmijë me sindromën Down, grupmosha 0-12 vjeç, të cilët janë pjesë e Programit për Intervenim dhe Edukim të Hershëm. Vlerësimi do të kryhet përmes administrimit të testit Vineland II.
Profili i aplikuesit:
- Përvojë e dëshmuar në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale për fëmijët me aftësi të kufizuar intelektuale;
- Kualifikim akademik i stafit të përzgjedhur për të kryer shërbimin;
- Njohuri të dëshmuara në administrimin e testit Vineland II;
- Aftësia për të prodhuar raporte të mirë-shkruara ku pasqyrohen të gjeturat në bazë të testit, me një tekst të thjeshtë dhe të kuptueshëm, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit;
- Përvojë pune e dëshmuar me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizar;
- Përvojë pune e dëshmuar me fëmijët me aftësi të kufizuar intelektuale;
- Njohuri të dëshmuara në fushën e aftësisë së kufizuar, fokus sindroma Down
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga i/e angazhuar pritet;
- Zhvillimi i takimeve me prindërit e fëmijëve të cilët do të vlerësohen, me fëmijën e pranishëm, pranë hapësirave të Shoqatës Down Syndrome Kosova;
- Administrimi i testit Vineland II, duke respektuar Kodin Deontologjik të profesionit të Psikologut;
- Pasqyrimi i të gjeturave në bazë të rezultateve të testit, vëzhgimit të fëmijës, vëzhgimit të ndërveprimit prind-fëmijë dhe intervistës jo të struktuaruar me prindërit e fëmijës;
- Të bashkëpunoj ngushtë me stafin e shërbimeve terapeutike në kuadër të Programit për Intervenim dhe Edukim të Hershëm – DSK Qendra Prishtinë;
- Të dorëzoj draft-raport në formatin elektronik për çdo fëmijë tek Koordinatori i Programit për Intervenim dhe Edukim të Hershëm dhe të adresoj komentet e dhëna nga ky i fundit në draftin final;
Angazhimi i aplikuesit:
Aplikuesi do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Detyrat | Kohëzgjatja |
Përgatitja e metodologjisë së punës për vlerësimin e fëmijës | 1 ditë |
Mbajtja e takimeve me prindërit e fëmijës me sindromë Down dhe vet fëmijën, në prani të stafit të Programit për Intervenim dhe Edukim të Hershëm | 5 muaj |
Gjithsej: | 5 muaj e 1 ditë |
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e aplikuesit do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga aplikuesi. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të vlerësimit të zhvillimit psiko-social të fëmijëve me sindromë Down.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
- Shprehjen e interesimit: maksimum dy faqe që prezanton profilin e aplikuesit që do të ofroj shërbimin;
- Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të metodologjisë dhe mbajtjen e takimeve;
- CV-të e personelit që do të realizojë vlerësimet;
- Propozimi financiar: përfshin kërkesën totale financiare për të kryer hulumtimin e kërkuar;
- Shembull të punës së ngjashme të realizuar
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin
Aplikim: Vlerësimi i zhvillimit psiko-social i fëmijëve me sindromë Down.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 20/12/2018
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!