
Sigurimi i Transportit
Hyrje
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.
Misioni i shoqatës është promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.
Objektiva
Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të projektit “Promovimi i Aftësive për Punësim të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë”, mbështetur nga Giz Gjerman, kërkon të angazhojë një kompani apo person fizik që do të merret me transportimin e anëtarëve përgjatë gjithë kohës së trajnimit në qendrat e aftësimit profesonal në njerën nga 4 regjionet e Kosoves: Ferizaj, Gjilan, Gjakove, Pejë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kompania/Personi fizik do të jetë përgjegjëse për:
- Sigurimin e një kombibusi qe do te beje vartje- ardhje e anetareve nga vendi i caktuar deri ne qendrat e aftesimit profesional dhe anasjelltas.
- Ne rast të aksidentit eventual përgjegjësin do të bartë vetë kompania apo personi përgjegjës.
Përgjegjësitë e Shoqatës Down Syndrome Kosova
• Të njoftojë për orarin dhe kohën e vajtje-ardhje te anëtarëve
Periudha e Angazhimit:
- Periudha e Angazhimit do te jete për muajin Shtator- Tetor- Nëntor çdo ditë pune.
Vendi i Aktivitetit qe do te sigurohet transporti:
- Ferizaj
- Gjilan
- Gjakove
- Pejë
Kompania apo personi fizik mund të zgjedhe edhe vetëm njëren nga vendet që mund të mbulojë me transport.
Kushtet e Pagesës:
Pagesa do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e cila do të nënshkruhet nga të dy palët. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në vlerë financiare prej 400 euro Bruto për muaj. Pagesa do të bëhet ne baza muajore pas përfundimit të punëve të percaktuar ne bazë të kontratës.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
- Propozimi financiar-Oferta;
- Çertifikaten e Biznesit dhe numrin fiskal për kompanin
- Dokumentet e identifikimit –për personin fizik
- Dokumentet valide të kombibusit.
- Patent shofer valid
Ofertat mund të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org ofertat mund te dorezohen edhe kopje fizike ne zyret e DSK-ës.
me
subjektin:
Aplikim: Ofertat për Transport_(Vendi)
Afati i fundit për dorëzimin e ofertat është: 25/07/2019
Vetëm kompania/personi fizik i përzgjedhur do të kontaktohen! ccent 4;\lsdpri