Shpallim thirrjen për trajner për trajnimin e nënave të antarëve të qendrës Down Syndrome Kosova – dega në Mitrovicë në lidhje me Aftësimin Profesional në Gastronomi.

Informatë mbi Shoqatën

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave  me sindromën Down (SD).  DSK është regjistruar  me 5 Prill 2007, me  Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale e komunitetit  e shtrirë me shërbimet e veta në katër  (4 ) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diverziteti njerëzor dhe personat me sindromën Down kanë mundësi te barabartë dhe mund te realizojnë potencialin e tyre.

Misioni

Promovimin, respektimin  dhe mbrojtjen  e të drejtave te personave me sindromën Down në Kosovë  dhe familjareve te tyre.

Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin  e të drejtave te barabarata  të personave me sindromën Down  dhe ne pergjithësi te personave  me aftësi të kufizuar.

DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim te te drejtave te personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar  nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down  Syndrome International (DSI),  European Down Syndrome Assiociation(EDSA), Down  Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare ne në Shoqatën Europiane e Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD)  si dhe ; Bashkëthemelues dhe anetare ne  Forumin  Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down  Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down  Syndrome Association of UK,etj.

  Shoqata Down Syndrome Kosova  programet  e saj i ka te shtrira ne kater regjione si, ne Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë.  

1.Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershem (PIEH)

        2.Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAP)

Përshkrim i projektit:

Down Syndrome Kosova-qendra nëMitrovicë, është duke implementuar projektin “Kuzhina X21”. Projekti ka për qëllim Aftësimin Profesional  në fushën e gastronomiës.

Projekti Kuzhinës X21,ka për qëllim t’i mbështesë nënave  të anëtarëve me sindromën Daun, me anë të trajnimit profesional në fushën e Gastronomisë. Nga ky projekt parashihet përgaditja e ushqimeve , në theks të veçantë ushqimet tradicionale,ku për synim ka të siguroj qëndrueshmëri financiare të qendrës, përmes shitjes të ushqimit që pëgaditet

nga prindërit e anëtarëve tanë në Mitrovicë.

 Në kuadër të këtij projekti Down Syndrome Kosova- qendra në Mitrovië, hap thirrjen për kontraktimin e një Trajneri/e, i/ e cila do të trajnojë dhe aftëtsoj grupin e përzgjedhur të nënave   në përgaditjen e ushqimeve tradicionale, ushqimit të shpejtë(fast food), ëmbësirave.

Detyrat e Trajnerit:

Fushëveprimi i punës dhe detyrat e trajnerit do të jetë;

  • Të trajnojë nënat në pregaitjen e ushqimit të shpejtë (Fast foods) dhe ëmbësirave.
  • Zhvillimi I aftësive negociuese në shitje
  • Zhvillimi I mekanizmave për promovimin e produkteve

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni  dokumentet e listuara në vijim:

  • CV e përditësuar;
  • Letër interesi;
  • Të jetë i/e çertifikuarë

Dokumentet e kërkuara luteni t’i dërgoni në adresën elektronike në e-mail adresën zana.bashota@downsyndromekosova.com dhe cc edita.bilalli@downsyndromekosova.com, ose në formë fizike përmes postës në emer të Shoqatës Down Syndrome Kosova, adresa: Rr “UÇK”,lagjja Bajr (ish  Q.B. Nëna Terezë), deri më 10 shkurt, 2020.

Vetëm Kandidatët  e përzgjedhura do të kontaktohen për sqarime të mëtutjeshme kandidatët që nuk dërgojnë ndonjë nga dokumentet e kërkuara nuk do të merren parasysh.

Ky projekt mbështetet nga Rrjeti i Grave të Kosovës