Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) dhe shkolla e arsimit profesional “AS Consulting” sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e personave të prekur me sindromin Down, Meriton Rraci fillonë punën praktike në “AS Consulting”

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) dhe shkolla e arsimit profesional “AS Consulting” sot  nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, ku në kuadër të kësaj marrëveshje kjo shkollë do të ofrojë trajnime profesionale për personat e prekur me sindromën Down.

Ndërsa nga sot, në kuadër të marrëveshje, filloi trajnimin profesional anëtari i parë i shoqatës DSK, Meriton Rraci.

9d0db86b5b98e5f249e573449a8c845abcc245f24461ede3c76afab4d22f0ddc

Drejtoresha e shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri tha se bashkëpunime të tilla, lehtësojnë në rrugën e integrimit të personave të prekur me sindromën Down, në shoqërinë kosovare. Gjithashtu theksoi se “ Ky bashkëpunim është shumë konkret dhe personat që do të trajnohen në kuadër të programeve të arsimit profesion, do të kenë mundësi më të mëdha të punësimit”.

Ndërsa Drejtoresha e shkollës AS Consulting Anna Sacristano u shpreh shumë e kënaqur për fillimin e këtij bashkëpunimi dhe gjithashtu u zotua se komuniteti i personave të prekur me sindromën Down, gjithmonë do të kenë përkrahjen e saj.

12179221_10153786924324379_688248841_n                    12179195_10153786924954379_861379585_n

Down Syndrome Kosova përmes programeve që ka, programi X21 e cila ofron trajnimin për punimin e kartolinave dhe trajnim për banakier dhe kamarier dhe ndërmarrja sociale- projekti amë, e cila ofron për të rinjtë trajnim për paketim të mjaltës, në vazhdimësi është duke trajnuar të rinjtë për jetë të pavarur. Në ku në kuadër të këtyre programeve 2 persona të prekur me sindromin Down, kanë arritur të punësohen në kompani private.

Meqenëse nëpërmjet këtyre programeve personat e prekur mund të trajnohen në tri fusha bashkëpunime të tilla, si kjo me shkollën profesionale AC Cnsulting, ofrojnë më shumë mundësi për komunitetin e personave të prekur me sindromën Down, që të trajnohen edhe në fusha tjera të trajnimit profesional.

12182090_10153786939864379_786921756_n