Shërbimet

 Programet

–  Intervenimi dhe Edukimi i Hershëm (IEH), për fëmijët me sindromin Down, prindërit, kujdestarët dhe profesionistë.

–  Edukimi i prindërve ;  Përmes seancave informuese, vizitave në familje, trajnimeve dhe ligjëratave në fushat specifike.

– Krijimi i partneriteteve të qëndrueshëm me institucionet relevante të vendit dhe bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile të vendit dhe ndërkombëtare.

– Iniciativa avokuese  dhe aktivitete lobimi.

– Programe trajnimi për jetesë të pavarur, aftësime profesionale për punësim dhe riaftësim.

 Qëllimi i Programeve:

I.     Të zhvillojë iniciativa avokuese për të ndikuar në autoritetet vendimmarrëse të vendit që në partneritet me organizatën DSK të bëhen kontribuuesit më të rëndësishëm, të besueshëm në mbrojtjen e të drejtave të personave të prekur me sindromin Down. Duke zhvilluar aktivitete vetëdijesimi, ngritjen e nivelit të përkrahjes  institucional dhe krijimin e lehtësirave për integrim të plotë në shoqëri.

II.   Të arrijë një qëndrueshmëri afatgjate si organizatë e shoqërisë civile në nivel vendi duke shtrirë shërbimet e saja për komunitetin me sindromën Down.