RISHPALLJE – Kërkohet kompani e cila do të zhvillojë një platformë online

Termat e Referencës

Kompani për dizajnim dhe zhvillim të platformës online për shërbimet mbështetëse (terapeutike) për personat me sindromë Down

Hyrje

Informata të përgjithshme

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave  me sindromën Down (SD).  DSK është regjistruar  me 5 Prill 2007, me  Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale e komunitetit  e shtrirë me shërbimet e veta në katër  (4 ) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diverziteti njerëzor dhe personat me sindromën Down kanë mundësi te barabartë dhe mund te realizojnë potencialin e tyre.

Misioni

Promovimin, respektimin  dhe mbrojtjen  e të drejtave te personave me sindromën Down në Kosovë  dhe familjareve te tyre.


Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin  e të drejtave te barabarata  të personave me sindromën Down  dhe ne pergjithësi te personave  me aftësi të kufizuar.
DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim te te drejtave te personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar  nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down  Syndrome International (DSI),  European Down Syndrome Assiociation(EDSA), Down  Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare ne në Shoqatën Europiane e Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD)  si dhe ; Bashkëthemelues dhe anetare ne  Forumin  Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down  Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down  Syndrome Association of UK,etj.

Shoqata Down Syndrome Kosova  programet  e saj i ka te shtrira ne kater regjione si, ne Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë.                                                                         

1.Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)

        2.Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)

Objektiva

Shoqata Down Syndrome Kosova është duke zbatuar projektin “Zhvillimi i potencialit të fëmijëve me sindromë Down” mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe implementuar në partneritet me Save the Children në Kosovë në kuadër të të cilit ofron shërbime terapeutike për fëmijët me sindromë Down dhe mbështetje profesionale për familjet e tyre në 4 regjione të Kosovës.

Në kuadër të projektit Shoqata Down Syndrome Kosova kërkon të angazhojë një kompani e cila do të zhvillojë një platformë online (me AI interface) për shërbimet mbështetëse për personat me sindromë Down, në të cilën do të regjistrohen gjitha të dhënat e përfituesit dhe të shërbimeve që merr.

Kualifikimi i nevojshëm:

  • Përgatitje akademike  përkatëse për programim dhe zhvillim aplikacionesh dhe programesh të ngjashme me qëllimin e angazhimit;
  • Përvojë e gjerë dhe dokumentim i përvojës së punës për angazhime të tilla;
  • Njohuri rreth punës së OJQ-ve;

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nga i/e angazhuar/a pritet;

  • Dorëzimi i një propozimi fillestarë për hapat që do të ndiqen përgjatë tërë angazhimit.
  • Zhvillimi i 8 takimeve/punëtorive me menaxhmentin, stafin profesional në kuadër të shërbimeve, prindërit dhe stafin e Qendrave për Punë Sociale, me qëllim mbledhjen e inputeve për dizajnim dhe zhvillim të platformës.
  • Lehtëson takimet dhe shtjellon çështjet bazë të cilat mund të shfaqen si rrjedhojë e punës grupore dhe në përputhje me qëllimin e angazhimit.
  • Sigurohet të inkorporojë të gjitha format e të dhënave demografike, të vlerësimit, raportimit, monitorimit dhe formave të tjera të propozuara nga akterët pjesëmarrës në 8 punëtoritë.
  • Propozon draft-formë të platformës dhe sigurohet të inkoporojë komentet e dhëna nga akterët pjesëmarrës në procesin e dizajnimit dhe zhvillimit.
  • Dorëzimi i formatit final të platforëms tek Down Syndrome Kosova pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK dhe SCiK. 
  • Dorëzimi i raportit të shkruar final tek Down Syndrome Kosova jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK dhe SCiK. 

Angazhimi:

Kompania e angazhuar do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

DetyratKohëzgjatja
Dorëzimi i një propozimi fillestarë për hapat që do të ndiqen përgjatë tërë angazhimit.  7 Shtator
Zhvillimi i 8 takimeve/punëtorive  me menaxhmentin, stafin profesional në kuadër të shërbimeve, prindërit dhe stafin e Qendrave për Punë Sociale, me qëllim mbledhjen e inputeve për dizajnim dhe zhvillim të platformës.  9 Shtator – 24 Shtator
Dorëzimi i formatit final të platforëms tek Down Syndrome Kosova pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK dhe SCiK. 30 Tetor
Dorëzimi i raportit të shkruar final tek Down Syndrome Kosova jo më vonë se pesë (5) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga DSK dhe SCiK 

Kushtet e Pagesës:

Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit dhe dorëzimit të dokumenteve të cilësisë së pranueshme për DSK.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • Kopja e dokumenteve që dëshmojnë përgatitjen akademike të të angazhuarve;
  • Curriculum Vitae (CV) të të angazhuarve;
  • Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit e mbajtjes së takimeve dhe të dizajnimit dhe zhvillimit të pltaformës;
  • Portofolio
  • Dokumentim të ekspertizës dhe përvojës në fushë;
  • Propozimi financiar*
    • *Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, burimi i informatave, procedurat dhe teknikat e përgatitjes së metodologjisë, mbajtja e takimeve, shkrimi i raporteve dhe një plan tentativ i punës;

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin
Aplikim: Kompani për dizajnim dhe zhvillim të platformës online për shërbimet mbështetëse (terapeutike) për personat me sindromë Down

Ose

përmes zyrës postale në adresën:

Down Syndrome Kosova

Rruga “Nazmi Mustafa”, Pejton, Prishtinë

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 09.09.2021

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!