Punëtoria e Kartolinave

Kartolinat punëdore janë veprimtaria më e hershme e shoqatës Down Syndrome Kosova. Nën drejtimin e punonjësve sociale, kjo veprimtari ka për qëllim përfshirjen e personave me sindromën Down dhe përveç punësimit, ka një rol te rëndësishëm në fuqizimin e aspekteve të socializimit dhe krijimtarisë tek personat me sindromën Down.