Programi për Trajtim Jashtë Vendit
Transparenca në Shërbimet Shëndetësore-Programi për Trajtim Jashtë Vendit |
|
---|---|
Kohëzgjatja e Projektit | Institucioneve Publike Shëndetësore. Periudha e implementimit: Maj 2010- Maj 2011 |
Shuma | Vlera e kontrates: 56,336.00 EUR |
Donatori | Grupi i synuar në projekt: Ministria e Shëndetësisë; Programi Për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike- PTPJISHP; personat me aftësi të kufizuar dhe komisionet parlamentare Projekti i mbështetur nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Institutit për Komunitete të Qëndrueshme (ISC) përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë (K-CSSP), është implementuar gjatë periudhës |
Qëllimi i Projketit | Prill 2010-Prill 2011. Projekti ka pasur për qëllim transparencën në shërbimet shëndetësore në Ministrin e Shëndetësisë, respektivisht Programin Për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike të Shëndetësisë, duke rekomanduar masa mbi monitorimin e implementimit të programit, definimin e kritereve dhe informimin e familjarëve të personave me aftësi të kufizuar, për mundësit e shfrytëzimit të programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore dhe pa diskriminim për të gjithë qytetarët. |
Rezultatet | a) DSK ka realizuar një sërë takimesh individuale dhe dy dëgjime publike me anëtaret e komisioneve parlamentare ( komisionin parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, komisionin për integrime evropiane dhe komisionin për të drejtat e njeriut dhe mundësi te barabarta, si dhe me personelin në QKUK-anëtarët e komisioneve vlerësuese) dhe zyrën e programit të fondit për shërim jashtë vendit, gjithashtu edhe me zyrën e Ombusperson-it. b) Sponzorizimin e urdhëresës administrative 3/2010 për trajtim të barabartë dhe shfrytëzim të klinikave private për trajtim të pacientëve për të cilët institucionet publike nuk ofrojnë shërbime shëndetësore. Urdhëresa administrative 3/2010 është nxjerr dhe nënshkruar më 14 dhjetor 2010. c) Krijimin e bazës së të dhënave -identifikimin e fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar dhe fëmijëve të tjerë ( pa aftësi të kufizuar) të cilët janë diagnostifikuar dhe rekomanduar për trajtim jashtë vendit. d) Përmirësimi i nivelit të trajtimeve mjekësore për fëmijët me aftësi të kufizuara nga institucionet qeveritare dhe mekanizmat ekzistuese. Mbi 5 persona me aftësi të kufizuar kanë përfituar mbështetej financiare nga Fondi për trajtim jashtë vendit gjatë vitit 2011. Ndërkohë tre (3) prej tyre janë shëruar, ndërsa prej të dhënave të përgjithshme 22 fëmijë të diagnostifikuar (2010) me probleme në zemër, presin vlerësimin e komisioneve për trajtim mjekësor dhe mbështetjen financiare nga PTMJISHP. Kurse brenda vetëm 3 viteve, në mungesë të trajtimeve shëndetësore kanë vdekur 12 fëmijë me aftësi të kufizuar dhe të diagonztifikuar me defekte në zemër dhe organe tjera jetësore. e) Hartimi dhe shpërndarja e gjashtë numrave të buletinit (çdo dy muaj), informativ përmes të përditshmes Koha Ditore. Gjithsej 56 mijë kopje të gjashtë numrave të shpërndara shtator 2010-gushtë 2011. Rezultate kryesore: • 230 fëmijët përfitojnë prej shërbimeve të programit Intervenimi dhe Edukimi I Hershem në pese (5) Qendrat Burimore (Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë). • 52 fëmijë të regjistruar në shkollim të rregullt-arsimin gjithëpërfshirës. • 4 persona me sindromin Down të aftësuar për punë-Kamerier/ banakier dhe të angazhuar në kafenenë X21 • 4700 seanca individuale për prindër-Familje, klinika, qendra të mjekësisë familjare. • 5 sesione të trajnimeve me 1764 pjesëmarrës-modulet- aspekti gjenetik/pediatri, zhvillimi i hershëm, edukimi i hershëm, arsimi gjithëpërfshirës për prindër, edukator, motra mjekësore, mjek, student dhe profesioniste. |