Edukimi Gjithpërfshirës
Edukimi Gjithëpërfshirës, Politike Nacionale apo vetëm ide? | |
---|---|
Kohëzgjatja e Projektit | 18 muaj |
Shuma | 32,827.43 EUR |
Donatori | Usaid –ISC |
Qëllimi i Projektit | Avokim në institucione relevante vendore, duke kyçur autoritetet vendimmarrëse dhe ekspert të dëshmuar në fushën e edukimit gjithëpërfshirës për formimin dhe mandatimin e një grupi të punës për hartim të planit strategjik-si politik nacionale mbi edukimin e hershëm dhe inkluziv në sistemin e arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe atyre grupeve të fëmijëve që rrezikohen të mos përfshihen në arsim dhe ky qëllim synohet të arrihet përmes identifikimit dhe regjistrimit të nevojave të komunitetit me sindromin Down (në pesë regjione, me numër të popullsisë më të madhe) mbi edukimin e hershëm dhe arsimin gjithëpërfshirës dhe resurseve të MASHT-it , njësisë së arsimit special, institutit të pedagogjisë dhe pesë (5) Departamenteve të Drejtorive Komunale të Arsimit. |
Rezultatet | Objektivat: 1. Të identifikoj nevojat e komunitetit me sindromin Down në pesë regjione të Kosovës (Prishtinë, Prizren ,Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj), t`i regjistroj resurset ekzistuese në institucione relevante mbi mundësit e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin e arsimit. 2. Të krijoj nivele të reja dhe efikase të komunikimit me autoritetet e arsimit në nivel qendror dhe lokal duke siguruar një bashkëpunim të afërt dhe të interesit reciprok me personelin e shkollave të nivelit parashkollor dhe shkollave fillore. 3. Të siguroj një vendim apo urdhërese administrative nga MASHT-ti mbi formimin e grupit punues për hartimit të planit strategjik-si politik nacionale mbi edukimin e hershëm dhe inkluziv në sistemin e arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe atyre grupeve të fëmijëve që rrezikohen të mos përfshihen në arsim. •Publikimi i raportit mbi gjendjen në teren-identifikimi i nevoja të komunitetit të prekur me Down Syndrome •Ministria e Arsimit ka formuar grupin punës për hartimin e strategjisë organizmin e arsimit gjithëpërfshirës •Marrëveshje bashkëpunimi në mes MASHT dhe OJQ DSK për implementimin e strategjisë 2010-2015 për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. |