Avokim mbi Intervenimin e Hershëm

 Avokim mbi Intervenimin e Hershëm tek fëmijët me aftësi të kufizuara.
Kohëzgjatja e Projektit
15 janar 2010-15 janar 2012.
Shuma e Projektit97,439.34 EUR
Donatori Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe të mbështetur me kofinancim të Qeveris së Kosovës
Qëllimi i ProjektitQëllimi: Promovimi i të drejtave të njeriut, fëmijëve, personave me sindromin Down, për avokim në institucione vendimmarrëse, edukimin e prindërve dhe familjarëve, shërbimet mbi edukimin dhe intervenimin e hershëm, edukimin inkluziv dhe vet avokim në komunitet dhe për komunitet.
RezultatetRezultatet:
a) Organizimi i serisë prej katër trajnimeve me ekspert nga Mbretëria e Bashkuar. Përfitues: mësimdhënës, edukator dhe prindër në katër regjionet e Kosovës: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë.
b) Hartimi dhe publikimi i programit të intervenimit dhe edukimit të hershëm për fëmijët me sindromin Doën.
c) Organizimi i konferencës dy ditore rajonale me temë; Intervenimi i Hershëm te Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore, më 28 dhe 29 tetor 2010, në Hotel Grand, Prishtinë. Konferenca regjionale –Intervenimi i Hershëm te Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore e parë e këtij lloji, e organizuar në Rajonin e Ballkanit perëndimorë, ka mundësuar shkëmbimin e ekspertizës dhe njohuri të gjerë mbi praktikat për intervenimin në fëmijërinë e hershme te fëmijët me nevoja të veçanta arsimore dhe për prindërit, profesionistët dhe për përfaqësuesit e institucioneve publike dhe qeveritare të arsimit dhe kujdesit shëndetësore dhe të mirëqenies sociale. 247 pjesëmarrës vendor (Drejtor shkollash,mësimdhënës, edukatore, mjekë familja, motra të kujdesit shëndetësor, profesionist të fushave relevante, organizata të SHC, ministra, prindër dhe përfaqësues të medieve. Te pranishëm nga vendet e BE-s dhe të rajonit: përfaqësues nga Down Syndrome International- Down Syndrome nga Mbretëria e Bashkuar, Presidentja e European Down Syndrome Association, përfaqësues te rajonit, (Serbia), (Sllovenia), (Bullgaria), (Shqipëria). (Kroacia), (Maqedonia) .
d) Themelimin i Rrjetit Regjional të Ballkanit Perëndimore për mbështetjen në Intervenimin e Hershëm- Ballkan Regional Early Support Network-BRESN
e) Organizimi i dy programeve edukative verore për fëmijët me sindromin Down në dy qendrat burimore-Gjakovë dhe Prishtinë.
f) 80 vizita në familje të prindër të fëmijëve me sindromin Down-kryesisht prindër të rijnë.
g) Organizimi i gjashtë (6) ligjëratave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK. Temat: Aspekti Gjenetikë, Klinik, Pediatrik dhe mjekësor tek fëmijët me sindromin Down. 219 pjesëmarrës ( mjek, specializant, motra të kujdesit shëndetësor dhe studentë të mjekësisë)