Programi për Trajnim dhe Aftësim Profesional

Shoqata Down Syndrome Kosova mbështet dhe promovon fuqishëm aftësimin dhe punësimin e individëve me sindromë Down. Punësimi është e drejtë themelore e çdo individi, pavarësisht dallimeve. Shoqata Down Syndrome Kosova, synon mbështetjen e gjerë të individëve me sindromë Down, duke mbrojtur dhe duke kërkuar respektimin e këtyre të drejtave.
Individët me sindromë Down mund të punësohen dhe të arrijnë sukses në pozita pune të ndryshme nëse atyre u ofrohet mbështetje dhe mundësi aftësimi për atë pozitë pune.

Në kuadër të programve për të rriturit me sindromë Down, Shoqata Down Syndrome Kosova synon fuqizimin dhe mbështetjen për aftësim profesional të individëve me sindromë Down.