Programi për autonomi

Edukimi drejt autonomisë është thelbësor sepse aftëson individin drejt gjithëpërfshirjes sociale, aftësimit për punë si dhe  krijimit të një jete të pavarur prej të rrituri. Autonomia nënkupton integrimin e aftësive të personit në fjalë me ato të tjetrit. Prindërit dhe familjarët informohen dhe udhëzohen për mënyrat se si të kontribuojnë në përvetësimin e aftësive vet-ndihmëse tek fëmijët e tyre. Fillimisht punohet drejt përvetësimit të aftësive për arritjen e autonomisë personale. Autonomia personale konsiston në përvetësimin e aftësive themelore, siç është ushqyerja, tualeti, kujdesi dhe higjena personale, procesi i veshjes-zhveshjes, orientimi hapësinorë dhe kohorë. Rol kyç në përvetësimin dhe zotërimin e këtyre aftësive ka familja.
Autonomia, në vetvete, nuk nënkupton faktin e «mos kërkimit të ndihmës», por njohjen e kufizimeve të vet personit.
Një tjetër rol kyç për pavarësimin e individët me sindromë Down kanë edhe aftësitë sociale. Në kuadër të aftësimit për autonomi sociale, individi aftësohet në përvetësimin e aftësive komunikuese, sociale, aftësive për të qenë pjesë aktive e një grupi, përdorimin e mjeteve të komunikimit, përdorimin e mjeteve të transportit etj. Autonomia sociale ka fillimet e saja që në adoloshencë dhe rol kyç në zhvillimin e saj ka familja dhe operatorët ndihmës.