DOWN SYNDROME KOSOVA
Hyrje
1.1 . Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të fëmijëve dhe personave të prekur nga Sindromi Down (SD). DSK është regjistruar me 5 Prill 2007, sipas Nr. 1999/22, neni 10 me Numër regjistrimi; 5111389-6 .
DSK është organizatë nacionale e shtrirë me shërbimet e veta në gjashtë rajone të vendit; Prishtine, Mitrovice, Gjakove, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.
DSK për Mision ka Mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetin e personave me sindromin Down duke siguruar informata dhe komunikim për komunitetin dhe profesionistet e fushave përkatëse për te siguruar zhvillimin e potencialit për jetese te pavarur dhe fuqizimin e prindërve dhe familjarëve te tyre.
DSK si organe interne ka Grupin Mbështetës të Prindërve (GMP) dhe Ekipin e ekspertëve (EE) në fushat e ; Gjenetikës, Pediatrisë , Defektologjisë, Punonjës Social, Psikologjisë dhe ekspertë të arsimit.
DSK qeveriset nga Kuvendi i Anëtarëve dhe menaxhohet nga Bordi Drejtues, i përbërë nga shtatë anëtar të emëruar nga Kuvendi i anëtarëve të organizatës. Stafi ekzekutive përbëhet nga Drejtorin Ekzekutive, Zv, Drejtorin dhe Finance Administratoren e Organizatës.
1.2. Vlerat e organizatës
Shprehin besimin e komunitetit mbi potencialin e madhe dhe dëshirën e personave me sindromin Down për përfshirje dhe integrimin e tyre të plotë dhe të sigurt në shoqëri.
DSK, është kundër etiketimeve dhe termave që përdoren në opinion për personat me sindromin Down. Gjithmonëveproni për personat ndaj sindromin Down duke i thirrur në emrin e tij apo asaj, ose kur te përshkruani personin,fëmijën, apo te riun, referohuni si: i prekur me sindromin Down apo me termin shkencor Trisomi 21.
1.3 Vizioni
Për mundësi te barabartë ne shoqëri, duke respektuar plotësisht te drejtat e njeriut, diverzitetin njerëzor për çdo person me sindromin Down, drejt përmirësimit të standardit të jetesës dhe zhvillimit në përgjithësi të personave te prekur me sindromën Down.
1.4 Misioni
Mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetin e personave me sindromin Down duke siguruar informata dhe komunikim për komunitetin dhe profesionistet e fushave përkatëse për të siguruar zhvillimin e potencialit për jetese të pavarur dhe fuqizimin e prindërve dhe familjarëve të tyre.
1.5 Objektivat Strategjike 2008-2015
I. Ngritjen e nivelit të vetëdijes së prindërve, familjarëve, institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi për personat e prekur me sindromin Down.
II. Krijimin e partneriteteve të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Institucionet qendrore dhe lokale te vendit dhe OJQ_ve të Personave me Aftësi të Kufizuara vendore dhe ndërkombëtare.
III. Sigurimin e përkrahjes gjithëpërfshirëse te personave të prekur me sindromin Down; Ofrimin e Shërbimeve shëndetësore profesionale, përfshirjen në sistemin edukativo arsimor të hershëm, shkollimin fillor dhe të mesëm dhe ofrimin e mundësisë për punësim integrues.
IV. Sigurimin e mbështetjes profesionale dhe financiare te Qendrave Burimore, programeve të ndërmarrësisë Sociale dhe punëtorive për personat e prekur me sindromin Down, nga Institucionet Qendrore dhe lokale të vendit, biznesit privat dhe donatorëve te sigurt.
DSK antare e rrjetve dhe organizatave nderkombetare