Deklaratë, drejtuar:
Presidentes të Republikës së Kosovës, Znj Atifete Jahjaga
Parlamentit të Republikës së Kosovës, Zt. Jakup Krasniqi
Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Zt. Hashim Thaqi dhe,
Përfaqësuesve të partive politike, lëvizjeve dhe iniciativave qytetare.
Personat me Sindromin Down vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira dhe ende nuk i gëzojnë të drejtat e tyre si gjithë qytetarët e vendit. Në të njëjtën kohë, autoritetet e thirrura me ligj, nuk janë duke ofruar shërbime adekuate në shëndetësi, mbrojtje sociale, arsim gjithëpërfshirës dhe punësim për personat me Sindromin Down, ku si pasoj, fëmijët dhe prindërit e tyre nuk gëzojnë të drejtat e tyre në përputhje me të drejtat e garantuara garancionet që dalin nga Kushtetuta e Republikës dhe ligjet në fuqi.
Ne, Shoqata e personave me Sindromin Down (Down Syndrome Kosova) që numërojmë mbi 719 persona, në këtë muaj të ndërgjegjësimit për personat me Sindromin Down dhe në Ditën Botërore të Personave me Sindromin Down, më 21 mars shprehim pakënaqësinë tonë për gjendjen e rënd sociale dhe ekonomike dhe mungesën e shërbimeve për fëmijët me Sindromin Down. Duke matur gjendjen aktuale të komunitetit, fëmijëve me sindromin Down janë një nga kategoritë më të margjinalizuar të shoqërisë sonë, dhe NE prindërit jemi të detyruar të paguajmë asistent në nivelin e rregullt shkollor në mënyrë që fëmijët të arrin potencialet e zhvillimit në një ambient gjithëpërfshirës. Pa asnjë mbështetje nga institucionet përgjegjëse shumica e nënave nuk kanë mundësi të punojnë në profesionin e tyre dhe të bëhen pjesë e shoqërisë pasi që kujdesi ndaj fëmijëve me Sindromin Down kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm.
Me këtë deklaratë, NE, komuniteti i prekur me Sindromin Down, bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin si prioritet çështjen e arsimit para universitar për planifikimin buxhetor në zbatimin e Ligjit Nr. 04/L-032 dhe planeve të veprimit të aprovuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht:
– Strategjisë për Organizimin e Arsimit Gjithëpërfshirës 2010-2015,
– Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016, si dhe
– Strategjinë Vendore për Personat me Aftësi të Kufizuar 2013-20123.
Duke shprehur pakënaqësinë tone për gjendjen e pa shpresë të personave me Sindromin Down, NE, ju drejtohemi me katër kërkesa elementare:
1) Punësimin, e më së paku 100 asistenteve në shkollat fillore dhe institucionet parashkollore për nxënësit me Sindromin Down.
2) Sigurimin e teksteve shkollore për profilin e të mësuarit të nxënësve me Sindromin Down.
3) Inicimin e projekt ligjit për Njohjen e Statusit të Kujdestarit Ligjor të fëmijëve me Sindromin Down-procedimi i projekt ligjit për kujdestarin e personave me Sindromin Down.
4) Themelimin e skemës programore (fondit) për mbështetje financiare të shërbimeve të kujdesit ditor, zhvillimit të hershem dhe trajnimeve për punësim dhe jetesë të pavarur të personat me Sindromin Down.
Prishtine: 21 mars 2014