KONKURS

Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Programit të Edukimit dhe Intervenimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune, në pozitën e mëposhtme :

Asistente Mbështetëse në Institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Mitrovicës, me orar, tre herë në javë nga gjashtë orë mësimore.

Përgjegjësit Kryesore :

• Ofrimin e asistencës për nxënësit me sindromën Down.

• Bashkëpunon me mësuesit/ pedagogët dhe drejtuesit e shkollës, me qëllim të përmbushjes së nevojave të nxënësve me sindromën Down.

• Siguron material shtesë për të lehtësuar mësimnxënjën tek nxënësit me të cilët punon.

Përgatitja akademike/kualifikimet:

• Diplomë Bachelor në Psikologji, Logopedi, Sociologji, Punë Sociale

Përparësitë:

Përvojë te mëparshme pune me fëmijët e dëshiruar përvoja me fëmijët me aftësi te kufizuar.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në adresën: zana.bashota@downsyndromekosova.com duke dërguar një CV dhe një letër motivimi. Afati i fundit për aplikim është data 25 Gusht 2021, ora 16:00. Personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga stafi i qendrës në Mitrovicë për intervistë.