Konkurs

Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra e Shërbimeve në Mitrovicë – në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm,shpall konkurs për vende të lirë pune në pozitën :

Terapist për gjuhë dhe të folur-Logoped/e

Departamenti

Programi i Intervenimit & Edukimit të Hershëm

Vendi Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Mitrovicë

Përshkrim i organizatës.

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me Sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Pozita: Logoped/e

(Zëvendësim i Pushimit të Lehonisë)

Kualifikimet / Përvoja e punës

• Diplomë të studimeve themelore në fushën e Logopedisë

• Master (përparësi)

• Licencë pune

• Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit gjuhësor tek fëmijët me sindromë Down

• Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down

• Të ketë aftësi të mira në punën grupore

• Të ketë aftësi të mira komunikimi

• Njohja e gjuhës angleze / përparësi

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Vlerëson performancën e fëmijëve me sindromë Down në fushën e aftësive gjuhësore;

• Të ofrojë shërbimin e terapisë së gjuhës dhe të folurit për fëmijët me sindromë Down, grupmosha 0-12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;

• Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;

• Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;

• Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova.

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë:

• CV të përditësuar

• Kopjet e Certifikatave nga trajnimet apo punëtoritë

• Letër motivimi

• Licencë pune

• Subjekti: Aplikim – Specifikoni pozitën në të cilën aplikoni dhe pastaj e vazhdoni me: Qendra DSK Mitrovicë.

në e-mail adresën: zana.bashota@downsyndromekosova.org

Afati i aplikimit: 28.01.2022 – 11.02.2022

Të përzgjedhurit/at do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së parë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim

Faza e II-të: Intervistë pune