
Konkurs
Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra e Shërbimeve në Mitrovicë – në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm dhe Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:
Pozita e punës | Përgjegjës/e për Shërbime në Qendër |
Departamenti | Programi i Intervenimit & Edukimit të Hershëm dhe Programi për Autonomi & Aftësim Profesional. |
Vendi | Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Mitrovicë |
Data e fillimit | 01.03.2022 |
Përshkrim i organizatës.
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me Sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Kualifikimet akademike / Përvoja e punës
- Diplomë të studimeve themelore në fushën e Psikologjisë apo Pedagogjisë Speciale;
- Master (të jetë në përfundim të studimeve master) / përbën përparësi;
- Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat që karakterizojnë këtë sindormë;
- Të ketë përvojë pune me personat me aftësi të kufizuar, fokus personat me sindromë Down;
- Të ketë përvojë në implementimin e projekteve;
- Të ketë aftësi të mira në punën grupore;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi;
- Të ketë informacion në fushën e trajtimit psiko-social si dhe shërbimet terapeutike dhe mbështetëse për fëmijët dhe të rinjët me sindromë Down;
- Të ketë njohuri mbi menaxhimin e personelit dhe/ose burimeve njerëzore;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Njohuri të paketës Microsoft Office;
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të koordinojë dhe të jetë pjesë e procesit vlerësues të personave me sindromë Down, të cilët marrin shërbime terapeutike dhe mbështetëse në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm dhe shërbime mbështetëse në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional;
- Siguron që gjithë përfituesit e kyçur në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm dhe Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional, në nivel lokal, të marrin shërbime terapeutike dhe mbështetëse;
- Të mbikëqyrë punën e ofruesve të shërbimeve nëpërmjet konsultave të vazhdueshme me terapistë, punëtorë social dhe prindër;
- Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
- Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm dhe Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional.
- Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;
- Të ndihmojë në implementimin e aktiviteteve në kuadër të projektit në të cilin është i/e kyçur;
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:
• CV të përditësuar
• Diplomë të studimeve
• Kopjet e Certifikatave nga trajnimet apo punëtoritë
• Letër motivimi
• Subjekti: Aplikim – Përgjegjës/e për Shërbime në Qendrën DSK Mitrovicë në e-mail adresën: zana.bashota@downsyndromekosova.com
Afati i aplikimit: 28.01.2022 – 11.02.2022.
Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së parë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.
Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune