Konkurs

Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra e Shërbimeve në Ferizaj – në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:

Pozita e punësFizioterapeut/e (Intervenimi i Hershëm)
DepartamentiProgrami i Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
VendiShoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Ferizaj
Data e fillimit01.12.2021
Orari i Punës08:00 – 14:00

Përshkrim i organizatës

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Kualifikimet / Përvoja e punës

  • Diplomë  të studimeve themelore në fushën e Fizioterapisë;
  • Master (të jetë në përfundim të studimeve master) / përbën përparësi;
  • Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë aftësi të mira në punën grupore; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Njohuri të gjuhës angelze;

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Të vlerësoj performancën e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down të cilët marrin shërbimin e fizioterapisë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Ofron shërbimin për terapi fizike për fëmijët me sindromë Down, si dhe këshillon dhe mbështet familjet e tyre për këtë shërbim, të cilët janë të kyçur në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm  me qëllim që praktika terapeutike të jetë pjesë e jetës së përditshme të fëmijës;
  • Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
  • Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:


• CV të përditësuar 
• Letër motivimi 
• Subjekti: Aplikim – Fizioterapeut/e Qendra DSK Ferizaj- në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i aplikimit: 01.11.2021 – 15.11.2021

Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune