KONKURS

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromë Down. Misioni i shoqatës është promovimi, respektimi dhe mbrojtja e te drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.

Shoqata Down Syndrome Kosova shpall një vend të lirë pune për pozitën:

Pozita: Asistent i administratës – qendra Prishtinë

Asistenti/ja i/e Zyrës dhe Administratës do të jetë përgjegjës/e për të gjitha punët administrative, logjistike që lidhen me zyren dhe aktivitetet e programit. Poashtu, Asistenti/ja do të ndihmojë Menaxherin  e Financave dhe Udhëheqesën e administratës në punët që ndërlidhen me prokurim, operacione financiare,  si dhe përshtatjen dhe zbatimin e procedurave dhe praktikave të DSK –së në të gjitha aspektet e punës. Njoha e mirë e gjuhës shqipe përparësi gjuha angleze, si dhe programeve kompjuterike si Word, Excel janë të domosdoshme për të kryer punët ditore në organizatë.

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Diplomë  të studimeve themelore në fushën e Ekonomisë apo fushave tjera të ndërlidhura.
  • Së paku 2 vite përvojë pune profesionale, ne fusha te ngjashme administrative
  • Njohuri te funksionimit të programeve kompjuterike (Word, Excel)
  • Aftësi të mira të shkrimit në gjuhën shqipe përparësi gjuha angleze
  • Përparësi përvoja e punës ne organizata te shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare.
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin dhe misionin e ojq-ës;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe  kryerjes së detyrave  të punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Leje të vozitjes, kategoria B (e obliguar).

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Të jetë i/e gatshëm të ndihmon në organizimin dhe zhvillimin në tërsi të procedurave të prokurimit;
  • Të ketë njohuri në impelmentin e projekteve;
  • Përgatit  ftesat  për  oferta‐tenderim,  dhe  i  dërgon  ato  për  shpallje  në  mjetet  e  informimit;
  • Organizon takimet e  komisioneve  për shqyrtimin e ofertave, mban shënime për gjithë procesin dhe arkivon dokumentacionin.
  • Siguron  mbajtjen  e  të  dhënave  të  detajuara  për  të  gjithë  ofertuesit  pjesëmarrës,  kujdeset 

për  veprimet  dhe  vendimet  e  marra  gjatë  çdo  faze  të  procesit;

  • Përgatit  dokumentacionin  e  nevojshëm  dhe  bënë  kompletimin  e  dokumentacionit 

për  aprovim,  pas mbarimit të procesit të vlerësimit;

  • Regjistron dhe mirëmban invetarin e shoqatës, përditëson të dhënat;
  • Siguron që janë zbatuar  të gjitha procedurat  konfrom rregullores së politikave financiare dhe prokurimit gjatë procesit të prokurimit dhe përgaditjes së dokumentacionit per ekzekutim të pagesave;
  • Përpilon dhe mirëmban kalendarin e zyrës, siguron funksionimin logjistik, si shfrytëzimin e veturës, rezervimet për sallën e trajnimve, blerjet e nevojshme për zyre dhe aktivitete;
  • Të jetë kreativ/e, i/e hapur ndaj problemeve, me angazhimin e duhur, zgjidhje konkrete, gatishmëri për zhvillim/avancim personal;
  • Të jetë fleksibil;
  • Kryerja e detyrave të tjera që dalin si rezultat i punës ditore;

Lokaconi: 

  • Prishtinë

Si të aplikoni ?

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar
  • Dëshmi të kualifkimeve
  • Letër motivimi
  • Letër Referencë
  • Subjekti: Aplikim – Asistent Administrativ DSK Qendra Prishtinë në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org 

Afati i fundit për aplikim:

  • jo më larg se me datë 30/10/2021
  • Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimit.