Konkurs

Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra e Shërbimeve në Prishtinë – në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:

Pozita e punësTerapist për gjuhë dhe të folur – logoped/e
(Zëvendësim i Pushimit të Lehonisë)
DepartamentiProgrami i Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
VendiShoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Prishtinë
Data e fillimitShtator 2021

Përshkrim i organizatës

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Kualifikimet / Përvoja e punës

  • Diplomë  të studimeve themelore në fushën e Logopedisë
  • Master (përparësi)
  • Licencë pune
  • Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit gjuhësor tek fëmijët me sindromë Down
  • Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down
  • Të ketë aftësi të mira në punën grupore  
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohja e gjuhës angleze / përparësi

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Vlerëson performancën e fëmijëve me sindromë Down në fushën e aftësive gjuhësore;
  • Të ofrojë shërbimin e terapisë së gjuhës dhe të folurit për fëmijët me sindromë Down, grupmosha 0-12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
  • Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:


• CV të përditësuar 
• Letër motivimi 
• Subjekti: Aplikim – Logoped/e (Intervenimi i Hershëm) Qendra DSK Prishtinë – në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i aplikimit: 19.08.2021 – 27.08.2021, 16:00h  

Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune