KËRKESË PËR OFERTIM

Down Syndrome Kosova kërkon nga furnitorët/kompanitë vendore që të ofertojnë, sipas specifikave të kësaj thirrjeje, për:

  • Materiale / mjete didaktike;
  • Materiale / mjete zyre/administrative;
  • Derivate

Informatë mbi Shoqatën

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave  me sindromën Down (SD).  DSK është regjistruar  me 5 Prill 2007, me  Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale e komunitetit  e shtrirë me shërbimet e veta në katër  (4 ) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diverziteti njerëzor dhe personat me sindromën Down kanë mundësi te barabartë dhe mund te realizojnë potencialin e tyre.

Misioni

Promovimin, respektimin  dhe mbrojtjen  e të drejtave te personave me sindromën Down në Kosovë  dhe familjareve te tyre.

Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin  e të drejtave te barabarata  të personave me sindromën Down  dhe ne pergjithësi te personave  me aftësi të kufizuar.

DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim te te drejtave te personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar  nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down  Syndrome International (DSI),  European Down Syndrome Assiociation(EDSA), Down  Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare ne në Shoqatën Europiane e Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD)  si dhe ; Bashkëthemelues dhe anetare ne  Forumin  Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down  Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down  Syndrome Association of UK,etj.

  Shoqata Down Syndrome Kosova  programet  e saj i ka te shtrira ne kater regjione si, ne Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë.  

Informata mbi te mirat/sherbimet ne kuader te kerkeses per ofertim:

Për realizim të aktiviteteve ditore, Down Syndrome Kosova kërkon nga furnitorët/kompanitë vendore që të ofertojnë, sipas specifikave të kësaj thirrjeje, për:

  • Materiale / mjete didaktike;
  • Materiale / mjete zyre/administrative;
  • Derivate

Për të aplikuar,  kompanitë e interesuara duhet të dërgonjnë ofertën e tyre e cila përbëhet nga dokumentet në vijim:

• Dokumentin i cili dëshmon që Kompania është e regjistruar në Republikën e Kosovës;

Ҫmimore

Dokumentet e kërkuara luteni t’i dërgoni në adresën elektronike në e-mail adresën info@downsyndromekosova.org, ose në formë fizike përmes postës në emër të Shoqatës Down Syndrome Kosova, adresa: Nazmi Mustafa deri më 18 Gusht , 2021.

Vetëm kopmanitë e përzgjedhura do të kontaktohen për sqarime të mëtutjeshme kompanitë që nuk dërgojnë ndonjë nga dokumentet e kërkuara nuk do të merren parasysh.