Në kuadër të Programit të Edukimit dhe Intervenimit të Hershëm, prindërit informohen dhe orientohen për aspektet e sindromës Down, të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe mirë-rritjen e fëmijëve me sindromë Down si dhe në fuqizimin e raporteve prind-fëmijë.
Grupet mbështetëse të prindërve
Grupet Mbështetëse të Prindërve në kuadër të Shoqatës Down Syndrome Kosova, janë grupe të përbëra nga prindërit e individëve me sindromë Down. Grupi Mbështetës i Prindërve është një mundësi e mirë për të njohur prindër të tjerë, për të ofruar dhe pranuar mbështetje praktike dhe emocionale nga prindërit e tjerë për zhvillimin dhe mirë-rritjen e fëmijës.
Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm
Down Syndrome Kosova ofron trajnime për prindërit mbi qasjen Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm.
Disiplina Pozitive është qasje e cila bazohet në të drejtat e fëmijëve për zhvillim të shëndetshëm, për mbrojtje nga dhuna dhe pjesëmarrje në mësimnxënien e tyre.
Prindërimi është një udhëtim i gëzueshëm, frustrues, i harshëm dhe rraskapitës. Sfida është e jashtëzakonshme – të marrësh për dore një qenie njerëzore të porsalindur dhe ta udhëzosh atë drejt moshës madhore, ta mësosh për të gjitha gjërat për të cilat ka nevojë t’i dijë në mënyrë që të ketë një jetë të lumtur dhe të sukseshme.