#DhuroDashni, Kampanja e bamirësisë nga Fluidi, në bashkëpunim me një nga komunitetet më të dashura në vend, Down Syndrome Kosova, sot kanë zhvilluar aktivitetin e shitjes së produkteve kreative për të grumbulluar një fond që do të shfrytëzohet direkt për nevojat e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. EDHE JU mund të kontribuoni duke blerë triko, USB, kapela e shumëçka tjetër me çmime promocionale duke vizituar lokalet e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në Prishtinë. Për më shumë vizito: http://dhurodashni.fluidi-ks.com #DhuroDashni sepse askush nuk është varfëruar duke ndihmuar! #RcColaKosova