Sapo lansuam videon promovuese ‘Made in Kosova’, ku përçohet mesazhi se Kosova ka personalitete që me të arriturat e tyre tashmë kanë bërë emër edhe jashtë kufijve të vendit dhe që na bëjnë të mburremi me ta në të gjithë botën. Kjo video shënon edhe fillimin e fushatës ‘Made in Kosova’, e cila bartë mesazhin pozitiv për sektorin e prodhimit në Kosovë dhe synon ngritjen e vetëdijes qytetare për rolin pozitiv që konsumi i prodhimeve vendore luan në zhvillimin ekonomik të vendit. Falënderojmë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESAn, USAID-in dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar- SIDA që përmes progamit EMPOWER për të dytin vitë rradhazi janë duke e përkrahur fushatën Made in Kosova. Dobia e kampanjës vetëdijesuese qëndron në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në zgjerimin e aktiviteteve të sektorit prodhues, duke krijuar kështu vende të reja të punës dhe zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Përkrahja e kësaj kampanje fuqizon rritjen e qëndrueshme ekonomike në Kosovë dhe afirmon Kosovën si vend i produkteve cilësore. Ju ftojmë të jeni pjesë edhe ju e #unejamMadeinKosova