Marsh Ndërgjegjësues Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Forumin Kosovar për Personat me Aftësi të Kufizuar, në kuadër të Ditës Botërore të sindromës Down, organizon një Marsh Ndërgjegjësues. Ky aktivitet ka për qëllim adresimin e kërkesave për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Shoqata Down Syndrome Kosova fton të gjithë personat me aftësi të kufizuara, prindërit, familjarët dhe qytetarët e tjerë t’i bashkohen kësaj nisme, me qëllim të fuqizimit të zërit për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë. Data: 21 Mars, 2018 Ora: 12:00 – 13:00 Nisja nga: Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skenderbeu”