Në memorien e secilit prej nesh, mësuesi zë një vend të veçantë. Ende i ruaj me nostalgji kujtimet për mësuesen time të parë, dhe kur shoh bashkëshorten time derisa kontrollon detyrat e nxënësve të saj, këto kujtime më bëhen edhe më të afërta. Sot, në Ditën e Mësuesit, pata nderin të pres në Kuvendin e Kosovës një grup arsimtarësh. Edukimi ka qenë gjithmonë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri. Sot, në sfidat e dekadës së re të pavarësisë së Kosovës, investimi në dije dhe edukim është investimi më i sigurt për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Urime 7 marsin, Ditën e Mësuesit.