“Fëmija juaj është absolutisht i përsosur.”Askush nuk ka të drejtë të propozojë abortin për një fëmijë me sindromën DownKur mjekët gabojnë …..!Askush nuk ka te drejtë të vendosë që t’ia ndërpres jetën dikujt tjetër. Këtë të drejtë nuk e ka as mjeku juaj.Ne, në këtë botë jemi që të ofrojmë dashuri, të ndihmojmë të tjerët, e jo të bëhemi shkas për t’ia ndërprerë jetën dikujt qysh si embrion.Këtë të drejtë nuk e ka as mjeku juaj .Dashurinë më me të çilter që më është ofruar dhe që kam përjetuar në profesionin tim si mjek është pikërisht nga këta fëmijë me sindromon Down. Ne duhet ti përkrahim,ti kuptojmë ti pranojmë e mbështetim këta fëmijë. Si mjek apeloj dhe i këshillojë të tjërët :folu butesisht këtyre fëmijëve me mirësin e ngrohtësine tënde në fytyre, në sy, në buzeqeshjen tënde. Jep jo vetem kujdesin, por edhe shpresën,perkushtimin e dashurinë e zemren tënde për këta fëmijë ! Kur mjekët gabojnë …..!Rasti i nënës së mëposhtme, tregon më së miri gabimin e bërë nga të gjithë ata që e këshilluan të abortonte.Ajo nënë, sot jeton me vajzën e saj të veqantë me sindromwn Down , por tërësisht të mrekullueshme.Një nënë e re, vendosi që ta mbajë fëmijën e saj në kohën kur ende ishte shtatëzënë, edhe pse doktori i saj e këshilloi ta abortojë, pasiqë embrioni ishte me sindromën Down.Ishte nëna ajo që që vendosi se nuk duhej të bënte abortin. Por çfarë ndodhi me nënën dhe vajzën që lindi ?Sot Emersyn është rritur dhe bën një jetë normale me nënën dhe babain e saj. Courtney Baker nga Australia thotë se e rriti me dashuri e përkushtim vajzën e saj, pavarësisht këshillës së doktorit, ashtu siq bëjnë nënat për fëmijët, duke mos u penguar aspak gjendja e saj.Courtney Baker thotë:” Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithqka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort ”.15 muaj pas lindjes së vajzës, Courtney Baker i ka drejtuar një letër publike mjekut që i tha të abortojë, duke e akuzuar se në periudhën më të vështirë të jetës, ai në vend që ta mbështesë i tha të heqë dorë nga fëmija. Letra e nënës për doktorin :I dashur doktor,Unë kam ardhur tek ju gjatë periudhës më të vështirë të jetës sime. Isha e tmerruar, e shqetësuar dhe e zhgënjyer.Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata, dhe gjithqka doja ishte ndihma juaj. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort.Ju më pyetët mua dhe partnerin tim në qoftëse ne kishim kuptuar se si vajza jonë me sindromën Dwnn do të ulte cilësinë e jetës sonë.Na sugjeruat që të rishqyrtojmë vendimin tonë për të vazhduar shtatzaninë. Periudha më e vështirë e jetës sime ishte për shkak se ju nuk e thatë të vërtetën asnjëherë. Vajza ime e vogël ishte e përsosur.Unë nuk jam e zemëruar. Unë jam vetëm e trishtuar. Unë jam e trishtuar sepse jeni tmerrësisht i gabuar kur thoni se një fëmijë me sindromin Down mund të përkeqësojë cilësinë e jetës sonë.Dhe unë e kam zemren të thyer për mendimin që ju mund ta thoni edhe sot, për një nënë. Por më së shumti, unë jam e trishtuar për faktin se ju kurrë nuk do të keni privilegjin të dini për vajzën time, Emersyn.Sepse, Emersyn jo vetëm përmirësoi cilësinë e jetës sonë, por ajo ka prekur zemrat e qindra njerëzve. Ajo na dha një vendosmëri dhe gëzim që janë të pamundura për tu përshkruar.Ajo na dha buzëqeshjet më të mëdha, të qeshura, puthjet më të ëmba që kam marrë ndonjëherë. Ajo ka hapur sytë e mi për bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.Lutja ime është kur të shihni fëmijë të tjerë me Sindromin Down, të strukur në barkun e nënës, më mbaj mend mua dhe thoni: “Fëmija juaj është absolutisht i përsosur.”Dr.IsmailLutolli