KONKURSShoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të personave me sindromën Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar për respektimin e të drejtave, ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri për këta të fundit. Down Syndrome Kosova shpall të hapur thirrjen për aplikim për poziten:Menaxher/e Financiar/e Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore• Organizon, drejton dhe mbikëqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar brenda Organizatës.• Përpilon buxhetin vjetor, analizon, raporton dhe jep këshilla në çështjet financiare të Organizatës.• Përpilon buxhetin në projekte, raporton tek donatorët e huaj dhe vendor.• Kryen menaxhimin e kontabilitetit financiar të Organizatës, monitorimin dhe raportimin ditorë e mujor brenda afateve te cekuara nga donatorët dhe nga vet Organizata. • Përgadit deklaratat mujore dhe vjetore për pagesat e tatimeve të Administratës Tatimore të Kosovës;.• Përgatit pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve.• Menaxhon procesin e faturimit të produkteve të DSK-së.• Përgjegjës për programin financiar të Organizatës.Kualifikimi dhe eksperienca- Diplomë të studimeve themelore në fushën e Ekonomisë (preferohet të ketë mbaruar studimet Master ose të jetë në përfundim të tyre).- Përvojë punë së paku 3 vite, e dëshiruar pervojë pune në organizata jo qeveritare. – E dëshiruar të ketë njohuri për programin financiar Quick Books.- E obligueshme të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe aftësi për tu shprehur si në të folur ashtu edhe në të shkruar.Lokaconi: • Prishtinë Si të aplikoni ?Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:• CV të përditësuar • Dëshmi për përgaditjen shkollore dhe profesionale • Letër Motivuese • Dëshmi për përvojën e punës.• Subjekti: Aplikim –Menaxher/e Financiar/e– DSK në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.orgAfati i fundit për aplikim:• jo më larg se me datë 24 Shtator 2018 ora 16:00• Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh. • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimit.