EKSPERT VENDOR PËR PROJEKTIN “PROMOVIMI I AFTËSIVE PËR PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOSOVË”

DOWN SYNDROME KOSOVA NË BASHKËPUNIM ME GIZ ËSHTË DUKE KËRKUAR:EKSPERT VENDOR PËR PROJEKTIN “PROMOVIMI I AFTËSIVE PËR PUNËSIMIN E
PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOSOVË”
DATA E PUBLIKIMIT: 01/03/2019
Afati i fundit për aplikim: 10 mars 2019
Pozita: Ekspert/e vendor/e për projektin “Promovimi i aftësive për punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë”
Gjuha e kërkuar: Shqipe

 

  • PËRSHKRIMI I SHKURTËR I PROJEKTIT

 

Projekti synon të rrisë punësueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara (PwD), me theks të veçantë në Personat me Sindromë Down (PwDS), Personat me Paaftësi të Lehta Intelektuale (PLID), si dhe Personat e Shurdhër dhe të Verbër në 4 rajone të Kosovës; dhe për të forcuar kapacitetin e Qendrave të Aftësimit Profesional në 7 rajone të Kosovës.

Objektivat kryesore të këtij projekti janë përmirësimi i kompetencave ekzistuese të Qendrave të Trajnimit Profesional, duke përfshirë kapacitetet profesionale të instruktorëve si dhe përshtatshmërinë e Moduleve, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit profesional për personat me aftësi të kufizuara dhe për të siguruar personat me aftësi të kufizuara në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës, me mundësi për të rritur kompetencat e tyre profesionale dhe mundësitë e punësimit, duke ndjekur programet e QAP.

Në këtë projekt, DSK fokusohet në aftësitë e pjesëmarrësve dhe punon me potencialin e tyre duke i ndihmuar ata të rrisin në maksimum aftësitë, pavarësisht nga kufizimet e tyre. DSK-ja me të vërtetë beson se zbatimi i projektit aktual do të rrisë shanset për integrimin socio-ekonomik të pjesëmarrësve – personat me aftësi të kufizuara.

 

  • SHKATHTËSITË DHE PËRVOJA

 

  • Diplomë Master në Shkencat Shoqërore (PhD është avantazh);
  • Së paku 5 vjet përvojë të dëshmuar të punës me persona me aftësi të kufizuara intelektuale dhe zhvillimore;
  • Shkathtësi akademike të të shkruarit;
  • Aftësi ekipore efektive dhe shkathtësi komunikimi;
  • Aftësi për mbledhjen dhe analizimin e informacionit dhe prodhimin e raporteve të mirëfillta;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze.

 

 

  • PËRGJEGJËSITË

 

  1.  
  • Mbajtja e trajnimit 2 ditorë me instruktorët e QAP (Qendrës për aftësim profesional) për identifikimin e nevojave të tyre në lidhje me nevojat e personave me aftesi të kufizuar në QAP.
  • Përmirësimi dhe pershtatatja e moduleve ekzituese të QAP-eve për të përfshirë edhe punen me personat me aftësi të kufizuar. 
  •  
  • Zhvillimi i manualit për udhëzues rreth mënyrës së përdorimit të  moduleve.
  •  
  • FINANCAT

 

Kompensim për:

  • 30 ditë pune në shkrim të moduleve nga 80 Eur për ditë/honorar.
  • 200 Eur për trajnim dy ditorë.
  • 400 Eur për udhëzues.

Gjithsej: 3000 Eur

 

  • Gjithashtu, do të mbulohen shpenzimet ditore (udhëtimi, ushqimi, etj).

 

 

 

Aplikimi:

Aplikantët duhet të dorëzojnë CV-në e tyre në e-mailin zyrtar: info@downsyndromekosova.org