
Ekspert për hartimin e rregullores së brendshme të shërbimeve psiko-sociale në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
Hyrje
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, e themeluar në Mars të vitit 2007. Shoqata është themeluar nga prindërit e individëve me sindromë Down.
Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri për individët me sindromë Down.
Shoqata Down Syndrome Kosova ka shtrirje në pesë regjione të Republikës te Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë.
DSK deri më tani ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron 920 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin e të drejtave të personave të me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuar në sigurimin e shërbimeve ekzistuese dhe profesionale që ndikojnë në mirëqenien dhe përmirësimin e standardi të jetesës.
Gjithashtu, DSK për këtë periudhë kohore ka koordinuar koalicionin lokal të tetë (8) OJQ të personave me aftësi të kufizuara-OKTAGON), është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome Internationa (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA) dhe Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), memorandume bashkëpunimi me Qendren Klinike Universitare-QKUK, MB (Medilab), Klinikën Kubati, Poliklinika Shoshi, Laboratori Fati im, OJQ Handikos, (MB), Qendra Burimore “Perparimi”(MB), si dhe ; Bashkëthemelues i Forumit Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.
Objektiva
Down Syndrome Kosova kërkon të angazhojë një ekspert i cili do të hartojë rregulloren e brendshme të shërbimeve terapeutike në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Njohuri në fushën e shërbimeve psiko-sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale, fokus fëmijët me sindromë Down;
- Njohuri mbi politikat e burimeve njerëzore;
- Diplomë universitare, niveli themelor në shkenca sociale;
- Diplomë universitare, niveli master;
- Përvojë në hartimin e dokumenteve të ngjashme;
- Edukimi profesional/joformal në këtë fushë përbën përparësi;
- Dokumentimi i përvojës së punës në ofrimin e këtij shërbimi (hartimin e rregulloreve te ngjashme);
- Aftësi të dëshmuara në njohjen e kontekstit ndërkombëtar dhe vendor të parimeve të ofrimit të shërbimeve psiko-sociale për personat me aftësi të kufizuar intelektuale;
- Aftësi për të dorëzuar raporte të shkruara mirë, në format të lehtë për lexim, duke dëshmuar aftësi analitike të shkëlqyeshme dhe aftësi komunikimi;
Detyrat dhe përgjegjësitë e ekspertit/es të angazhuar:
- Bashkëpunim me Përgjegjësit e Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm për mbledhjen e të dhënave
- Të analizojë për një periudhe 4 ditore punën direkte gjatë ofrimit të shërbimeve në 4 Qendrat DSK (Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren)
- Të zhvillojë intervista me stafin që ofron shërbime psiko-sociale në kuadër të Qendrave të Shërbimeve DSK në këto 4 komuna
- Përgatitjen e një drafti të parë të dokumentit të hartuar dhe të dorëzohet tek DSK për komente
- Inkorporimin e të gjitha komenteve të përshtatshme nga DSK dhe të ridorëzojë draftin e adresuar
- Të përgatisë dhe të paraqesë të gjitha kërkesat në bazë të planit dhe sipas cilësisë dhe standardit të pritur
Përgjegjësitë e Down Syndrome Kosova:
- Të mbikëqyrë dhe të mbështesë të gjithë procesin e detyrës nga fillimi deri në përfundimin e saj, kur dhe si të jetë e nevojshme dhe sipas marrëveshjes.
- Të ofrojë të dhëna të cilat janë të nevojshme për hartimin e një dokumenti të tillë
- Të sigurohet se komentet e dhëna në draft-dokument janë përfshirë plotësisht në draftin e përfundimtar të dokumentit të hartuar.
Angazhimi i Ekspertit/es:
Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të hartimit të rregullores për shërbimet psiko-sociale në kuadër të Shoqatës Down Syndrome Kosova.
Në bazë të ligjit të Kosovës, Down Syndrome Kosova është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe pension) prej 10% të shumës bruto, ndërsa për personat që i takojnë entiteteve jo-rezidente dhe që nuk kanë njësi të përhershme në Kosovë, shkalla e mbajtjes është 5%.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
- Kopja e Diplomës Universitare niveli themelor dhe master;
- Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të metodologjisë;
- Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e hartimit të dokumenteve të tilla;
- Curriculum Vitae (CV)
- Propozimi financiar*
- *Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet;
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org
Subjekti:
Aplikim: Hartimi i rregullores së shërbimeve psiko-sociale – Down Syndrome Kosova
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 20/12/2018
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!