Çfarë është prgrami i Edukimit dhe Intervenimit të Hershëm

Intervenimi i hershëm është një program sistematik i terapive, ushtrimeve dhe aktiviteteve të dizajnuara për të adresuar dhe trajtuar vështirësitë në zhvillim që kanë fëmijët me sindromë Down ose me aftësi të kufizuara të tjera.

Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, i cili është i akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ofron shërbime psiko-sociale për fëmijët me sindromë Down, informim dhe trajnim për prindërit, trajnime për mësimëdhënësit, edukatorët dhe të tjerë të interesuar.