DSK është anëtare e Shoqatës Europiane për sindromën Down (European Down Syndrome Association, EDSA) dhe e organizatës Down Syndrome International, DSI.
Në Kosovë, DSK ka bashkëpunime me disa nga klinikat të cilat operojnë në vend. Deri më tani DSK ka arritur bashkëpunim për shërbime shëndetësore me:
- Klinika Kubati
- Poliklinika Shoshi
- Laboratori Medi Lab
- Laboratori Fati IM
- QKUK – Reparti Endokrinologjik
Vendosja e këtyre bashkëpunimeve ka për qëllim lehtësimin e procedurave për trajtimin mjekësor si dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për të cilat fëmija apo i rrituri me sindromë Down mund të ketë nevojë përgjatë jetës së tij.
Në nivel institucional, DSK ka marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë