Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova po zbaton projektin ”Gjithëpërfshirja-vlerë sociale”. Ky projekt ka për qëllim hartimin e Ligjit Gjithëpërfshirës për trajtimin dhe kategorizimin e personave me aftësi të kufizuara. Në kuadër të këtij projekti me datë 23 dhe 24 maj është mbajtur punëtoria e radhës, ku anëtarë të grupit punues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara dhe ekspert të fushës përgjatë kesaj punëtorie diskutuan rreth formave më të përshtatshme të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. E gjithë kjo me qëllim të rregullimit të drejtave të të gjitha grupeve të personave me aftësi të kufizuara ne beneficione financiare dhe përfitime të tjera.
Projekti përkrahet përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
Advocacy Training and Resource Center – ATRC
May 27, 2019