Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore do të zhvillojë ngjarjen Evidence Based Future IV (E ardhmja e mbështetur në evidencë). Qëllimi i kësaj ngjarje, është prezantimi i hulumtimeve shkencore, që ofrojnë analizën e nevojave dhe që mund të shërbejnë si bazament për ndërtimin e intervenimeve efikase. Duke ndërtuar të ardhmen tonë në këto fusha, që është e mbështetur në evidencë, ne garantojmë zhvillim të qëndrueshëm.
Ngjarja e katërt e këtij lloji e cila do të realizohet me 3 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar në bashkëpunim me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar dhe organizatës Down Syndrome Kosova, do të prezantohen rezultatet e pesë hulumtimeve që për dallim nga herët e tjera theks të veçantë iu është dhënë hulumtimeve lidhur me përceptimin e qytetarëve për fëmijët me aftësi të kufizuara:
– Rëndësia e Intervenimit të Hershëm tek Fëmijët me Aftësi të Kufizuara
– Të kuptojmë situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, përmes vet zërit të tyre
– Qëndrimet e mësimdhënësve në Kosovë për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimin fillor
– Perceptimet e qytetarëve ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara
– Aftësitë e vetëkontrollit në mesin e fëmijëve me Sindromën Down: Këshilla praktike për prindërit dhe mësimdhënësit
Ky aktivitet do të mbahet në Hotel ‘’Sirius’’ – Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30-16:00, me datë 3 Dhjetor 2018. Pjesëmarrja është pa pagesë dhe eventi EBF është i hapur për të gjithë që shprehin interesim për pjesëmarrje.
*Pas përfundimit të eventit, pjesëmarrësve do ju dërgohet certifikata online.
November 30, 2018