PUNËTORI
Sindroma Down : Njohuria dhe Qasja.
Sindroma Down është kusht gjenetik. Trupi i njeriut është i përbërë nga qelizat. Çdo qelizë në trupin e njeriut ka 46 kromozome, 23 kromozome të trashëguar nga njëri prind dhe 23 të tjera të trashëguar nga tjetri. Në rastin e sindromës Down, në çiftin e 21-të bashkangjitet një kromozom shtesë si pasojë e një ndarjeje anormale qelizore, dhe si rezultat individi ka 47 kromozome në çdo qelizë ose në një pjesë të qelizave të trupit të tij.
Fëmijët me sindromën Down kanë vështirësi në të nxënë në krahasim me fëmijët me zhvillim tipik, kjo shkakton vonesa zhvillimore në disa fusha. Megjithatë, jo gjitha fushat e zhvillimit janë të ndikuara njësoj tek secili individ.
Gjatë punëtorisë do të trajtohen aspektet zhvillimore dhe shëndetësore të fëmijëve me sindromë Down si dhe Nevojat e veçanta në mësimnxënie tek fëmijët me sindromë Down.
Punëtoria do të mbahet me 31 maj 2018 nga ora 13:00-16:00, tek ”Zyra Bashkimit Evropian” EUICC – Rr.’’Nënë Tereza’’ nr.63, Afër BKT.
ku të drejtë pjesëmarrje kanë profesionistët shëndetësore,edukatorët, prindërit dhe studentët.
Punëtoria do të udhëhiqet nga Marigona Sadiku dhe Ermira Shabani.
Marigona Sadiku është terapiste zhvillimi në shoqatën Down Syndrome Kosova, ku kryen punë individuale me fëmijet me sindromë Down, momentalisht vijon studimet master në kolegjin fama në Prishtinë drejtimi psikologji e përgjithshme. Gjithashtu, ka pasur përvojë në institucione të ndryshme, siç janë institucioni parashkollor SOS Kopshti, institucioni Labyrinth.
Ermira Shabani, Bsc Psikologe. Studimet universitare i ka përfunduar në universitetin shteteror të Firences në Itali, dega Psikologji. Ka qenë pjesë e programit për dialog dhe paqe të ”International Hall of Residence” në Itali. Ka kryer shumë trajnime e praktika në fushën e psikologjisë dhe mirëqenies në organizata dhe institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ka punuar pranë Fondacionit Down Syndrome Albania në cilësinë Kordinatore e Projekteve. Aktualisht punon pranë shoqatës, Down Syndrome Kosova, kordinatore programi i intervenimit dhe edukimit të hershëm.
Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të konfirmojnë duke dërguar emrin dhe mbiemrin në emailin: info.qhpsm@gmail.com
May 28, 2018