KONKURS
Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Programit të Edukimit dhe Intervenimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune, në pozitën e mëposhtme :
Fizioterapist –Qendra Prishtinë
Përgjegjësitë:
Ofrimi i shërbimit të terapisë fizike për fëmijët me sindromë Down.
Vlerësimin e nevojave specifike të zhvillimit fizik tek fëmijët me sindromë Down;
Përcaktimi dhe përpilimi i objektivave për intervenim terapeutik;
Raportojë tek Koordinatori i Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
Bashkëpunojë me specialist/konsulentë të jashtëm, me qëllim të përmbushjes së nevojave të personave me sindromën Down.
Sigurojë përdorimin efektiv të pajisjeve, mirëmbajtjen dhe respektimin e manualit të punës me fëmijë.
Përgatitja akademike / kualifikimet:
Studimet themelore – diplomë në Fizioterapi
Master – i dëshiruar
Licencë pune
Përparësitë:
Njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit fizik tek fëmijët me sindromë Down
Përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar në veçanti fëmijët me sindromë Down
Aftësi të mira për punën në grup
Aftësi të mira komunikimi
Njohja e gjuhës angleze – e dëshiruar
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një letër motivimi në
e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org
Përshkrimi: Aplikim – Fizioterapist – DSK Qendra Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 08/04/2018, 16:00h.
Personat e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
April 3, 2018