Ekspozitë artistike “Personat me sindromën Down në mbrojtje të trashëgimisë kulturore” 30 Mars 2018, në ora 19.00 Ndërtesa e Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë), Prizren Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në hapjen e ekspozitës artistike “Personat me sindromën Down në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, më 30 Mars 2018 (e premte) në ndërtesën e Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 19.00. Ekspozita është pjesë e projektit të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prizren, me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në këtë ngjarje do të ekspozohen veprat artistike të realizuara nga vetë personat me sindromën Down me ndihmën e artistëve të angazhuar në këtë projekt. DSK Prizren shpreh falenderimet ndaj Komunës së Prizrenit për ofrimin e hapësirës së ekspozitës. Pjesëmarrja e juaj i jep edhe një shtytje kuptimplotë përpjekjeve tona për integrimin social të personave me sindromën Down.